Kapet me 4 doza heroinë, pranga lushnjarit
Një 26-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është arrestuar në qytetin e Gramshit si i dyshuar për posedimin e katër dozave heroinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se në kuadër të operacionit me emrin e koduar “Holta”, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra nga ana e Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i G.Zacellit, 26 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë, i dënuar më parë për përdorim të lëndëve narkotike. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se arrestimi i tij u bë pasi gjatë një kontrolli të imtësishëm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër doza lënde narkotike, që për nga karakteristikat është e llojit heroinë. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
#