Dënimi i Pussy Riot, protesta botërore në mbështetje të tre vajzave
Rusi- Dënimi i tre vajzave të grupit të rrymës ‘punk’, “Pussy Riot” me dy vite burg ka shkaktuar protesta në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, në mbështetje të tyre.
Ata u dënuan dje me dy vite burg pasi shpërthyn në një kishë kundër presidentit rus Vladimir Putin, duke iu lutur Virgjëreshës Mari që ta shpëtonte Rusinë nga Putini.
Në New York disa njerëz u arrestuan në marshimin nga Manhattan drejt Times Square. Teksa për ‘Euronews’ Yuri Astakhov që jeton atje prej 20 vitesh tha: “Unë mendoj se është me të vërtetë e tmerrshme që këtyre vajzave iu dha dënim me burg. Çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh është një inkuzicion mesjetar”.
Po ashtu mediat ndërkombëtare raportojnë se ka pasur shumë protesta përgjatë Evropës, përfshirë Berlinin Parisin dhe Brukselin. Në Moskë babai i njërës prej të burgosurave, Yekaterina Samutsevich foli me gazetarët jashtë gjykatës.
“Jam shumë emotiv, jam i shkatëruar nga një aktgjykim i tillë mizor. Unë mund të isha i përgatitur se kjo do të ndodhtë por kisha shpresë për një dënim me kusht. Është e tmerrshme’,-tha Stanislav Samutsevich.
Njerëzit prisnin jashtë gjykatës të premten kur vajzat u dënuam për huliganizëm, ata kanë reaguar në mënyra të ndryshme për gjykimin. Disa thanë se ai s’ishte i mjaftueshëm në kohëzgjatje për çfarë vajzat kanë bërë, të tjerë u revoltuan e disa prej tyre u arrestuan.
Dorina Bilbili/IDEA/