E Diel, 1 Nëntor 2026

Ti japësh një atësi fëmijësmision i pamundur në Gjykatën e Tiranës

—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Absurdi i drejtësisë shqiptare merr trajta tragjike dhe mospërfillëse kur vihet re se në evidencat e Gjykatës së Tiranës edhe çështjet që prekin familjen pësojnë të njëjtin fatshtyrje për muaj e vite me rradhë.

Platforma denoncuese IDEA në vazhdën e publikimeve të saj, sjell sot padinë e një nënë të re E.B, nga Elbasani e cila më datën 19.09.2011 ka paditur shtetasin E.C për të marrë përgjegjësitë e njohjes së atësisë për foshnjen V.B e lindur më 07.11.2004.

Sakaq dy muaj më vonë, më 18.01.2012 beteja e nënës për ti dhënë vajzes së saj mbiemrin e të atit dështon pasi mungon i padituri. E sërish duhet të kalojnë dy muaj që beteja e rradhës të mbahet, e cila rezulton sërish e dështuarMë 01.03.2012 seanca gjyqësore nuk u zhvillua për arsye se gjyqtare Brunilda Kasmi ndodhej në seminar në shkollën e ”Magjistraturës” Tiranë.

Më 18.04.2012 gjykata vendosi të shtyje seancën përgatitore pasi vlerësoi se duhen plotësuar të metat e padisë.
Një muaj më vonë, më 25.05.2012 çështja merr vetëm një shënimnë të cilin thuhej: Seanca gjyqësore e datës 25.05.2012 ora 14.00, nuk u zhvillua për shkak se gjyqtarja Brunilda Kasmi ka qënë me raport mjekësor.

Në muajin Prill, më 27.06.2012 gjykata vendosi të shtyjë seancen për të njoftuar rregullisht palën e paditur, e cila mesa duket vijon të shpërfille jo vetëm të bijën por edhe gjykatën.

Vogëlushja V, dhe nëna e saj duhet të presin vjeshtën, pak muaj para se të festojë 1-vjetorin, që gjykata ti dhurojë babain e saj. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me datën 26.09.2012 teksa gjyqtare Brunilda Kasmi ka akumuluar 334 ditë gjykim  nga 332 që kanë çështje të ngjashme për tu mbyllur me një vendim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›