E Diel, 1 Nëntor 2026

Saimir Fiolla: Fejesa ime me Nazimen, përse u ndamë pas 6 muajsh

Nazime Visha, foto e marrë nga celulari i viktimës

Ka ndërruar disa numra telefoni brenda pak muajsh, derisa ka vendosur që të mos përdorë më celular. Ca nga stresi, por më shumë nga kërcënimet, Sajmir Fiolla nuk dëshiron të flasë me njeri.

Ky është ish-i fejuari i Nazime Vishës për 6 muaj, 18- vjeçares që akuzohet nga policia se ka ekzekutuar me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça; krim të cilën ajo e ka marrë edhe vetë përsipër. Fiqiriu, nga fshati Kullë i Manzës së Durrësit, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve, ka pasur lidhje intime me të fejuarën e Saimir Fiollës, Nazimen, nga Vilza e Zall-Bastarit, fshati i fundit mes maleve që ndan Tiranën nga Burreli. Një histori rozë për të cilën ka dy versione: I pari, Nazimja dhe familjarët e saj pretendojnë se ajo është abuzuar që 14 vjeçe nga Fiqiriu, ndërsa në maj të këtij viti është rrëmbyer dhe kërcënuar për tu trafikuar në Kosovë; I dyti, familjarët e Fiqiriut akuzojnë Nazimen se i ka bërë presion të vazhdueshëm atij për të qëndruar të lidhur, madje edhe për tu martuar së bashku. Gjithsesi, historia e tyre përfundoi njëherë e mirë më 13 gusht, kur policia publikoi njoftimin: Ora 00:50, në afërsi të xhamisë në qendër Krrabë, në banesën e saj, Nazime Beqir Visha, 18 vjeçe, ka vrarë me armë zjarri (ish-bashkëjetuesin) Fiqiri Zyber Muçen, 45 vjeç. Por, si e përjetoi gjithë ngjarjen ish-i fejuari i Nazimes, Sajmir Fiolla? Për të komunikuar me atë, atje ku ai banon dhe punon prej vitesh, në Itali, u desh të lidheshim me telefon nëpërmjet Besa Fiollës, kunatës së tij (nusja e vëllait)…

Si e keni përjetuar gjithë këtë histori?

Nuk kam dëshirë të flas më për Nazimen, pasi ne jemi ndarë ka dy muaj. Secili ka jetën e vet, nuk dua ta komentoj atë çfarë ka bërë. Do ta kisha komentuar, po të kisha qenë akoma me Nazimen.

Ju keni qenë i fejuar me Nazimen, apo jo?

Po, kam qenë i fejuar, por për pak kohë.

Sa kohë?

Për rreth 6 muaj.

Si u fejuat me atë, ku u njohët?

Jemi njohur me shkuesi. Nuk është se njiheshim më parë. U takuam dy herë dhe pastaj u fejuam.

Në çfarë muaji u fejuat?

Për Vitin e Ri. Atëherë u takuam dhe u fejuam.

Po pas Vitit të Ri, jeni takuar më?

Jo. Vetëm kemi folur në telefon. Unë u ktheva direkt këtu në Itali, pasi kam punën, por kisha në mendje që ta merrja Nazimen këtu.

E morët ndonjëherë Nazimen në Itali?

Jo. Nuk pata rast. I patë dërguar lekët te xhaxhai i saj, në Krrabë, me Western Union, për të bërë pasaportën që ta merrja këtu, por nuk arriti puna deri aty sa ta merrja.

Pse nuk arriti puna?

Sepse u ndamë për 6 muaj.

Pse u ndatë?

Se ajo iku dy javë nga shtëpia dhe ndërpreu komunikimin me mua në telefon.

Iku nga shtëpia, apo e rrëmbyen?

Në fakt, Nazimja më ka thënë se e kanë rrëmbyer dhe më tha emrin e Fiqiri Muçës.

E besuat, apo e besoni aktualisht?

Nuk di çtë them. Në atë kohë kur ndodhi ngjarja, në maj, ne u rilidhëm me telefon dhe ajo u betua që e kishin rrëmbyer,…

(Intervisten e plote tme ish të fejuarin e Nazimes, si dhe dëshminë që Nazimja ka patur nje telefon te dyte i lexoni ne numrin e sotem te gazetes, Panorama)

ELISABETA ILNICA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›