Nis “Big Brother” i arsimit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ka përfunduar “Big Brother Albania”. Por, një tjetër i ngjashëm ka nisur. Këtë herë banorë janë 17 mësues, specialistë të arsimit, që do të ngujohen një javë në një godinë. Një koridor do t i ndajë burrat nga gratë. Për shtatë ditë ata do të vëzhgohen nga kamerat, ndërsa nuk lejohet të dalin jashtë, për as edhe një arsye.
Por, kjo nuk është një aventurë, që në fund shpërblehet me mijëra euro. Bëhet fjalë për 17 mësues të arsimit parauniversitar, që janë izoluar në ambientet e Agjencisë Qendrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Qëllimi?!
Të hartojnë testin e letërsisë, që me datë 9 qershor do ta japin provim 30 mijë maturantët e Shqipërisë. Sekreti nuk duhet të dalë jashtë.
Ndonëse mësuesit janë izoluar brenda për arsye pune, e çuditshme duket kjo formë pune për këdo që e dëgjon. Për disa prej mësuesve ka qenë e vështirë bindja e familjarëve të tyre për të qëndruar 7 ditë të mbyllur brenda institucionit të AVA-s, ndonëse arsyet janë të qarta. Do të jetë një bashkëjetësë e vështirë nën presionin e masave ekstreme si “ngujimi brenda zyrave të AVA-s, heqja e celularëve dhe moslejimi i kontakteve me asnjë person të jashtëm, bashkëjetesa midis burrave dhe grave, fjetja në zyra, gatimi, apo intimiteti i kufizuar për secilin prej tyre. “Sigurisht që në pamje të parë kjo situatë nuk është aspak e zakonshme, pasi edhe ne jemi për herë të parë në krye të kësaj detyre, e cila ka disa rregulla të forta që e bëjnë jetesën e 7 ditëve të vështirë. Do të na mungojnë gjërat e përditshme që kemi bërë, kafja e mëngjesit, ritmi i çdo dite e sidomos familjarët tanë duke marrë parasysh që shumica prej nesh janë familjarë, kanë lënë gruan apo burrin në shtëpi, fëmijët etj persona. Por ne vetë e shohim si një lloj shërbimi pune, izolimin në AVA pasi ka pasur raste të tjera që edhe jemi larguar me shërbime nga familja ndonëse jo në një formë të tillë izolimi për një javë. I kemi marrë masat para se të hynim këtu brenda, ua kemi shpjeguar dhe familjarëve tanë situatën e punës sonë dhe sigurisht që jemi kuptuar për gjithçka”, - tregon Adriatike Lami, një ndër specialistet e arsimit që janë izoluar brenda AVA-s për hartimin e testit të Maturës për lëndën e letërsisë. Ata nuk do të lejohen të dalin jashtë derës së AVA-s për asnjë minutë. Rregullat janë rregulla dhe nuk duhen thyer nga asnjëri prej tyre. Në formën më të rreptë të mundshme duhet ruajtur sekreti i pyetjeve të testit dhe kjo është edhe arsyeja e heqjes së celularëve apo vendosjes së kamerave për monitorimin e gjithçkaje që ndodh brenda “shtëpisë” së AVA-s dhe që ka lidhje me hartimin e testeve të maturantëve. Specialistët do të qëndrojnë në 11 dhoma ose më saktë zyra pune të kthyera në dhoma ndenjieje dhe gjumi. Paraprakisht situata është studiuar dhe në kushte të tilla janë sjellë krevate portativë për secilin prej 17 specialistëve që do të jetojnë së bashku për 7 ditë me radhë duke nisur që nga dita e djeshme. Masat për mobilimin e dhomave kanë përfunduar, ndërsa dje i është vënë kyçi derës kryesore. Specialistet femra janë vendosur në të njëjtat zyra dhe e njëjta gjë është menduar edhe për specialistët meshkuj. Korridori është e vetmja hapësirë që ndan dhomat e burrave nga dhomat e grave, ndërkohë që salla e madhe është ajo që do t i mbledhë së bashku për të biseduar për hartimin e testeve. “Priten dhe debate pune, të cilat janë dhe normale në të tilla situata ku përgjegjësia e hartimit të testeve të maturantëve është e gjitha mbi ne. Jemi në qendër të vëmendjes me një përgjegjësi të madhe. Janë 33 mijë maturantë dhe njëkohësisht prindër e të afërm që presin përfundimin e punës sonë ndaj dhe ajo që na shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër është hartimi i përfundimtar i testeve sesa forma e izolimit që është menduar për të ruajtur sekretin e pyetjeve që do të zhvillojnë maturantët. Për herë të parë këtë vit ne kemi katër specialistë nga Ministria e Arsinit, të cilët i njohëm për herë të parë sipas rregullit të vendosur nga MASH. Së bashku do të japim mendime për testet që do të përgatisim”, - rrëfen së fundmi specialistja Lami. Pas disa ditësh, kur specialistët të kenë përfunduar tezën përfundimtare të letërsisë, do të nisë shpërndarja e testeve në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës. Ato do të dërgohen me një kuti të vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementet e nevojshme për zhvillimin e provimit.
17 specialistë
Janë përzgjedhur 17 specialistë për hartimin e tezave të letërsisë për maturantët. Ata nuk janë vetëm nga Tirana, por dhe nga rrethet Fier, Elbasan dhe Shkodër. Ndërkohë që pas dhënies së provimit edhe korrigjimi i testeve do të bëhët në po 4 qendra vlerësimi.
11 dhoma
Në fakt 11 zyra janë kthyer në dhoma gjumi për 17 specialistët, të cilët do të qëndrojnë mbyllur brenda për 7 ditë me radhë. Zyrat veç mjeteve të punës janë mobiluar me nga një krevat portativ për të siguruar fjetjen e secilit specialist.
Pyetjet e letërsisë
Specialistët thonë se pyetjet nuk do të jenë të panjohura ndaj dhe maturantët nuk duhet të frikësohen. Gjithçka që do të përmbajë testi i letërsisë do të ketë të bëjë me të dhëna që secili maturant ka mësuar gjatë katër viteve të shkollës së mesme. Ata pohojnë se nuk do të ketë devijime jashtë teksteve të shkollës. Pyetjet do të jenë me alternativa dhe me zhvillim ku më shumë do të dominojnë këto të dytat duke u nisur dhe nga vetë përmbajtja e lëndës së letërsisë.
Bagazhet
Specialistët nuk kanë harruar pa marrë me vete edhe gjërat personale si ndërresat, kolinosin dhe furçën e dhëmbëve e deri tek shampot apo pasqyra dhe krehëri të cilat janë elementë të nevojshëm për ditën e secilit, pavarësisht qëllimit primar të izolimit në AVA, që konsiston në përgatitjen e testeve të Maturës.
Gatimi
Vetë specialistët tregojnë se gatimi është zgjidhur me ushqime të gatshme, të cilat do t u serviren për çdo vakt. Nuk është parë e arsyeshme gatimi brenda AVA-s duke u nisur nga hapësira e kufizuar e ambienteve, por edhe e kohës që ata kanë në dispozicion. Megjithatë, ata shprehen se ushqimi është gjëja e fundit që i shqetëson ndërkohë që përgatitja e testeve mbetet qëllimi i tyre i punës.
Tualeti
Ndonëse është gjëja e fundit tek i cili të shkon mendja, është më se i domosdoshëm për specialistët. Kushtet janë krijuar si për burrat dhe për gratë deri tek dushi.
Matura Shtetërore, testi i letërsisë “ngujon” në AVA, 17 specialistë
Procesi i Kohës së Ekspozimit Potencial të Sekretit (KOEPS) nisi dje në Agjencinë Qëndrore të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA), ku rreth 17 specialistë deri në fillim të provimit me zgjedhje të Maturës Shtetërore më 9 qershor, do të "izolohen" për të hartuar dhe shumëfishuar testet e provimit të parë të Letërsisë. Drejtori i kësaj strukture në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Edmond Lulja, tha dje se specialistët do të "ngujohen" për 7 ditë për të përgatitur provimin e parë të Letërsisë, të cilit do t i nënshtrohen mbi 33 mijë maturantë. Ai tha se fondi i pyetjeve është pothuaj 3-fish më i madh se vitin e kaluar. Sipas përcaktimit të MASH, lloji i testit me të cilin do të provohet nxënësi, varet nga lloji i programit lëndor që ai ka përvetësuar në shkollën e mesme. Në përputhje me këto kritere, sivjet do të hartohen 7 lloje testesh, në varësi të profilit të arsimit. Kjo, pasi edhe programet lëndore dhe ato orientuese për provimet e pjekurisë, janë të ndryshme për tipe të ndryshme shkollash. Pikët maksimale për testet e provimeve të detyruara janë 50. Sipas drejtorit Lulja, tashmë është caktuar fondi i plotë i kërkesave, i sistemuar sipas përmbajtjes, sipas niveleve të vështirësisë, për të cilat janë informuar mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Po ashtu, ka përfunduar dhe procesi i kontaktimit dhe i organizimit të punës në qendrat e vlerësimit në rrethe. Një nga risitë e korrigjimit të provimeve të maturës 2008, është se ato nuk do te përqendrohen vetëm në Tiranë, por dhe në Shkodër, Elbasan dhe Fier. Pas disa ditësh, kur specialistët të kenë përfunduar tezën përfundimtare të letërsisë, do të nisë shpërndarja e testeve në çdo mjedis ku do të zhvillohen provimet e maturës. Ato do të dërgohen me një kuti të vulosur, e cila do të përmbajë testet për të gjithë nxënësit pjesëmarrës në provim, bashkë me listat e tyre, bar-kodet dhe elementet e nevojshme për zhvillimin e provimit.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008