Sulm kamikaz në Bagdad, vdesin 9 policë
Nëntë policë humbën sot jetën dhe 31 të tjerë u plagosën kur një militant kamikaz përplasi makinën e tij, në të cilën ndodhej një sasi e konsiderueshme eksplozivi, me një postbllok në pjesën perëndimore të Bagdadit, ndërkohë që sulmet kanë rinisur pas një periudhe qetësie, deklaroi një burim i policisë. Burimi deklaroi se shumica e të plagosurve ishin policë. Sulmi i krye në zonën Khan Dhari në rrethinat perëndimore të kryeqyteit irakian. Dhuna është minimizuar në mënmyrë të ndjeshme në dy vitet e fundit në Irak, por sulmet me bomba në rrugë, me makina me eksploziv dhe sulme me shpërthime mbeten të pranishme. Javën e kaluar një militant kamikaz shpërtheu eksplozivin që mbante në trup dhe shkaktoi vdekjen e 50 personave brenda një restoranti në qytetin verior Kirkuk. (Reuters)