E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një qytetar, një pemë, gjelbërohet rruga e Barrikadave

Tiranë- Bashkia e Tiranës ka vijuar nismën “një qyetar, një pemë” në rrugën e Barrikadave. Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama, vendosja e pemëve plotëson të gjitha punimet për rrugën e Barrikadave. “Kjo i jep një përmasë të gjelbër kësaj rruge të vjetër dhe të re të qytetit tonë, nga ku unë përfitoj nga rasti, të përsëris edhe njeherë thirrjen që të gjithë sipërmarrësit e kryeqytetit t’i bashkohen nismës së Bashkisë “Një qytetar-një pemë”, duke kontribuar për të mbjellë pemë, për të marrë pjesë në këtë proces, i cili është themeli i një të ardhmeje të gjelbër për qytetin e Tiranës, një qytet që të mos ta harrojmë asnjëherë, ia kemi borxh fëmijëve tanë”- tha ai.

Pas rehabilitimit të plotë të rrugës së “Barrikadave”, i përfunduar në muajin gusht të këtij viti, meinfrastrukturën e nevojshme, rruga do të gjelbërohet me 150 pemë dekorativë të llojit gështenjë.

Ndërkohë, përgjatë gjithë këtij muaji, Ndërmarrja e Punëtorëve Nr.1 e kryeqytetit do të vijojë punën edhe për mbjelljen e rreth 2100 copë drurëve dekorativë të llojeve rrap, manjolë, gështenjë, bli, dafinë etj, nëpër të gjitha akset kryesore të Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›