Monti perballet me votebesim per masat shtrenguese te qeverise
Qeveria e kryeministrit italian, Mario Monti përballet me një votëbesim në parlament për miratimin e masave shtrënguese. Qeveria e tij ka nevojë për miratim për një paketë prej 33mld euro shkurtimesh dhe reformash me qëllim për të rikthyer besimin në ekonominë e Italisë. Analistët shprehen se votimi i cili pritet të mbahet gjatë orëve të pasdites në parlament pritet të kalojë lehtë. Monti, i cili morri drejtimin e qeverisë në muajin nëntor pas dorëheqjes se ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, kryeson një qeveri teknokratësh. Ata janë duke u përpjekur për të trajtuar kolapsin në besimin e tregjeve e shkaktuar nga Itali në një kohë që kriza në eurozonë po përhapet gjithnjë e më shumë. Vendimtare për planet e qeverisë është një paketë e rritjes taksave, ulja e shpenzimeve dhe reformat e pensioneve për qëllim balancimin buxhetit të Italisë deri në vitin 2013. Megjithatë, analistët thonë se shpenzimet në rritje të huamarrjes dhe mundësitë e një recesioni të thelluar ende kërcënojnë të dëmtojnë përpjekjet e qeverisë. Monti, ish-komisioneri i BE, gezon një mbështetje të gjerë në parlament. Analistët shprehen se edhe pse dy partitë kryesore të qendrës së djathtë PDL-së dhe ajo e qendrës së majtë, Partia Demokratike kanë dyshime mbi disa pjesë të projektligjit, ata nuk mund të sabotojne atë nga frika e nje katastrofe ekonomike. Ish-kryeministri i vendit Silvio Berluskoni, tha se partia e tij PDL do të mbështesë qeverinë por kjo nuk do të thotë që ai pajtohet me sakrificat që u kërkohen italianëve. Shumë deputetë të majtë në Itali mendojne se masat shtrënguese të propozuara nga qeveria “Monti” janë të padrejta.