Dënohen me 30 vjet burg trafikantët e klandestinëve
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 30 vjet heqje lirie 5 trafikantët e klandestinëve. Arjan Shehu është dënuar me 7 vjet dhe gjashtë milionë lekë gjobë; Ilmi Bejko me 6 vjet 3 muaj dhe 7.5 milionë gjobë; Kadri Emini, 6 vjet e 3 muaj dhe 7.5 milionë lekë gjobë; Ilia Thoma, 5 vjet burg dhe gjashtë milionë lekë gjobë, si dhe Emin Halilin me 6 vjet burg dhe 6 milionë lekë gjobë. Ngjarja e parë për të cilën akuzohen të pandehurit ka ndodhur në datat 26 dhe 27 maj 2007. Sipas hetimeve, më 26 maj 2007, Arjan Shehu flet rreth orës 09:30 me Emin Halilin dhe i thotë se "sonte do të kishte shumë peshk" (klandestinë). Emin Halili i thotë se është në gatishmëri të plotë. Pas kësaj bisede, Arjan Shehu për të siguruar rrugën në Qafë-Botë bisedon me Kadri Eminin (punonjës policie) duke e pyetur nëse ishte ai me shërbim atë natë. Kadriu i përgjigjet se ai është në shërbim në Qafë-Botë. Rreth 15 persona që do të kalonin si klandestinë drejt Greqisë janë ndaluar fillimisht në policinë e Ballshit e më pas nga ajo e Fierit bashkë me drejtuesit e furgonëve, që transportonin personat që do të kalonin drejt Greqisë. Klandestinët kanë mbërritur në Sarandë ku janë strehuar nëpër hotele. Në të gdhirë të datës 27 maj 2007, ora 03:00 e mëngjesit, ata kanë lëvizur dhe kanë kaluar kufirin në Greqi. Rrugën nga Saranda në Xarë e kanë bërë me furgonin e Emin Halilit. Rasti i dytë i kalimit të klandestinëve shqiptarë drejt Greqisë ka ndodhur më 29 maj 2007. Në këtë rast, kreu i grupit, Arjan Shehu, bashkëpunon për grumbullimin dhe transportimin e klandestinëve me dy persona, nga Laçi e Mamurrasi.
Ky lajm është publikuar: 19/03/2009