Përfundon rruga për në Parkun Antigone
Nga Express më 11 gusht 2011 në ora 18:30
Ka përfunduar rruga që të çon në Parkun Arkeologjik të Antigones, e cila ka kushtuar 1.5 milionë, fond ky i dhënë nga qeveria shqiptare.
Kjo komunë këtë vit është vizituar nga 5 mijë turistë të huaj dhe vendas.
Kryetari i Komunës Antigone, Ylli Muho, ka theksuar se tashmë po punohet edhe për heqjen e mbetjeve urbane në anë të rrugës që të çon drejt komunës dhe parkut arkeologjik. /abcnews/