E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi

Komisionet gjithëpërfshirëse që kërkon LSI janë komisione për pastrim parash Partia Socialdemokrate, ka kundërshtuar dje qëndrimet dhe propozimet e grevistëve të urisë dhe përfaqësuesve të tyre. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi tha se propozimi për komisione zgjedhore në nivel teknikësh është i parealizueshëm për shkak të mungesës së vullnetit politik, në një kohë që ideja e komisioneve gjithëpërfshirëse nisur edhe nga balancat aktuale në Kuvendin e Shqipërisë favorizon sipas tij hapur të djathtën. Në këto kushte, Gjinushi tha se kjo do të thotë të kesh “komisione për pastrim parash”. Ndërkohë, dje, gjashtë parti politike, Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Demokristiane, Partia Socialiste 91, Partia Aleanca Demokratike, Partia Demokracia Sociale dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, kanë nënshkruar dje një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kërkesave të 10 deputetëve grevistë në lidhje me Kodin e ri Zgjedhor. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›