Prifti: Seanca per kodin, provokim

"Ne jemi per zgjidhje konstruktive dhe duam te pakten dy jave kohe per ta diskutuar projektin me specialistet per te bere amendente te reja dhe per ta bere kodin te besueshem per votuesit shqiptare", u shpreh Prifti.
Njekohesisht, zedhenes i deputeteve greviste, Prifti konfirmoi per Top News se ka marre sinjale pozitive nga kryeministri Berisha, i cili duket se ka shprehur vullnet per te patur nje zgjidhje.
"Maxhoranca dhe qeveria do te jene pergjegjese nese do te shkaterrohen zgjedhjet, ndaj eshte ne te mire te tyre qe kjo ceshtje te zgjidhet", u shpreh Prifti, duke shpjeguar se kerkesa e grevisteve konsiston ne faktin e perzgjedhjes se komisionereve zgjedhore, te cilet duhet te jene apolitike dhe te selektuar me short.
"Shpresojme qe perpara ores 17.00 kur eshte parashikuar te nise seanca plenare te kemi nje zgjidhje, pasi ne duam dialog per ndertimin e nje kodi te mire qe te kete mirebesimin e votuesve", tgheksoi deputeti Prifti.