E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidershipi socialist në krizë për qëndrimin ndaj grevës, grevistëve dhe Kodit Zgjedhor

Valentina Leskaj, zëdhënëse e Edi Ramës, injoron qëndrimin e grupit parlamentar të PS-së

Valentina Leskaj ka shpërfillur dje grevën e urisë së 10 deputetëve, ndërsa ka mashtruar kur qëndrimin e djeshëm publik të saj, e ka servirur si qëndrim të grupit parlamentar të PS-së. As më shumë dhe as më pak, deklarata e djeshme e Valentina Leskaj, ishte një lexim i qëndrimit të Edi Ramës, kryetarit të PS-s, për grevën e urisë dhe kërkesat e 10 deputetëve grevistë për Kodin Zgjedhor.
Burime të grupit të PS-së, bënë ët ditur se në mbledhjen e djeshëm të këtij grupi, nuk është diskutuar aspak për qëndrimin e tyre ndaj grevës së urisë, si dhe ndaj Kodit Zgjedhor. Përjashtimi i grupit parlamentar ët PS-së nga ky diskutim, është bërë për të shmangur reaksionin e deputetëve socialist, të cilët në pjesën më të madhe të tyre, mësohet se janë kundër indiferentizmit të lidershipit të PS-së, për sa i përket qëndrimit ndaj grevës së urisë dhe Kodit Zgjedhor.
Për të shmangur reagimet e qëndrimet e deputetëve të PS-së, Valentina Leskaj ka zgjedhur të mos e hap këtë diskutim në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa në përfundim të mbledhjes së tij, ajo ka bërë deklaratën anti-grevë dhe anti-grevistë, për ët cilën deputetët e PS-së, nuk kishin asnjë dijeni.
Burime brenda PS-së, saktësojnë se ajo deklaratë, është thjesht qëndrimi i Edi Ramës, ndaj grevës së urisë, grevistëve dhe Kodit Zgjedhor, dhe se Valentina Leskaj është zgjedhur, si kryetare e grupit parlamentar të socialistëve, për të lexuar këtë deklaratë.

Qëndrimi ndaj Kodit
Në deklaratën e saj, Leskaj qëndrimin negativ të Edi Ramës, e ka servirur si qëndrim të grupit parlamentar. Kryetarja e grupit parlamentar, Valentina Leskaj, ka lënë të kuptohet
se ka pak shpresa që socialistët të ndryshojnë kurs në momentet e fundit në lidhje
me miratimin e Kodit të ri Zgjedhor që pritet të ndodhë sot ne seancë plenare.
në dëm të dikujt, po të formulojmë një qëndrim sa më të drejtë në interes të publikut. “Ne vlerësojmë se është krejt normale që për një reformë kaq të rëndësishme, e cila prek drejtpërdrejt stereotipa të krijuara dhe interesa të caktuara, të ketë kundërshti dhe mospajtime brenda spektrit të përfaqësimit politik. As në eksperiencat më të mira perëndimore nuk figurojnë raste konsensusesh me 100 për qind kur është fjala për reformën zgjedhore. Përkundrazi, kjo reformë për vetë natyrën e saj specifike ngjall kudo, në çdo vend demokratik, kurdoherë që zhvillohet, kundërshti të dukshme dhe mospajtime të konsiderueshme mes partive të mëdha e të vogla. Në procesin e kësaj reforme, ne socialistët kemi mbajtur e do të mbajmë deri në fund parasysh interesin e Shqipërisë e të shqiptarëve, që vota të shkojë aty ku e jep votuesi; që çdo parti të peshohet nga zgjedhësit, jo të rritet apo zvogëlohet artificialisht, siç ka ndodhur 17 vjet me radhë. Secila palë ka të drejtën e saj të këndvështrimit e të reagimit, të diskutimit e të propozimit, të të qenit pro apo kundër, draftit të Kodit të ri Zgjedhor, po të gjithë
bashkë kemi detyrimin të respektojmë ata që na kanë zgjedhur, duke ruajtur etikën
e komunikimit dhe duke rritur cilësinë e kulturës parlamentare. Ne kemi argumentet tona, të tjerë kanë argumentet e tyre. Le t'i ballafaqojmë qetësisht përpara qytetarëve”, deklaroi Leskaj midis të tjerave, në përfundim të mbledhjes së radhës së grupit parlamentar dje ne mesditë.

Qëndrimi ndaj grevistëve
Sipas saj ndërsa PS ka hyrë në këtë proces për t'u dhënë shqiptarëve shansin e shumëpritur të një votimi të padeformuar, të tjerë duan të nxjerrin nga ky proces kapitale politike, “të tjerë akoma duan të imponojnë dështimin e procesit”. “Le ta mësojnë të gjithë se për ne socialistët kjo nuk është loja politike e radhës për të siguruar karriget e radhës, po angazhimi ynë përpara qytetarëve që na njohin të gjithëve ne atë kuvend dhe meritojnë shumë më shumë se të gjithë ne deputetëve. Ne kemi qenë e do të jemi të gatshëm të dialogojmë vijimësisht me të gjithë dhe nuk kemi akuzuar e fyer askënd që ka pikëpamje të ndryshme nga tonat, sepse qëllimi ynë nuk është të imponojmë një qëndrim tonin në dëm të dikujt, po të formulojmë një qëndrim sa më të drejtë në interes të publikut. Le ta kuptojnë kolegët tanë parlamentarë se mllefi nuk është alternativë, se një qëndrim nuk imponohet me zor por me argumente, ashtu siç duhet ta kuptojnë edhe kundërshtarët tanë qeveritarë se duke bërë diversion me emrin e Partisë Socialiste, nuk bëjnë tjetër veçse tregojnë atë që dimë të gjithë, primitivizmin e tyre politik”, nënvizoi Valentina Leskaj.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›