Protesta, nje polic per 5 vete

Sipas burimeve nga policia, detyra e uniformave blu është që sigurojnë qetësinë në rast se Kodi miratohet. Po sot pasdite, mbështetësit e deputetëve në grevë urie do të tubohen përpara godinës së Parlamentit.
Burime policore saktësojnë se 250 është numri i angazhuar për fillimin e protestës, por nëse ky tubim do të ketë zhvillime të mëtejshme, atëhere do të ketë shtim në rradhet e kordonit policor.
Në gatishmëri ka grupe të gatshme që do të jenë në pritje në të gjashtë komisariatet e kryeqytetit. Numri i policëve do të shtohet edhe nga ai i punonjësve të Gardës së Republikës, e cila është edhe forca që ligjërisht është e ngarkuar me detyrë për ruajtjen e godinës së Parlamentit, si edhe kangjellat rrethuese të saj.
Numri i punonjësve të Gardës nuk është përllogaritur nga policia shqiptare. Në mitingjet normale, policia angazhon mesatarisht 1polic për 13 deri në 20 protestues.
Ndërsa në mitingun e sotëm policia do të angazhoje nje uniformë blu për pese deri në pese protestues, në varësi të shkallës së protestës.