Spahiu, gjykatësve: Nxirrni Shqipërinë nga harta e trafiqeve
Gjykata e Krimeve të Rënda është vlerësuar nga nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, si mekanizmi më efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. Gjatë ceremonisë së prezantimit të kryetarit të ri të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, nënkryetari i KLD-së ka folur me tone optimiste për punën e këtij institucioni. "I takon kësaj gjykate që ta shkëpusë Shqipërinë nga harta e krimeve të rënda dhe trafiqeve", ka thënë Spahiu, duke marrë fjalën në ceremoni. Por ai nuk ka ngurruar të shigjetojë elementë të veçantë brenda trupës së gjyqësorit, teksa ka theksuar se "drejtësia penale është zona më e brishtë e autoritetit gjyqësor ku gjykata duhet të transmetojë unitet në qëndrim edhe kur vendimi nuk ka qenë unanim, ndërsa Dhoma e Këshillimit është tempulli, brenda të cilit, drejtësia, kur jepet, nuk duhet të vihet më pas në diskutim as nga vetë dhënësit e saj".
Spahiu nuk ka harruar të shpalosë ato që ai i konsideron si arritje të KLD-së gjatë periudhës që po drejton këtë institucion. "KLD ka dalë nga skutat e mbledhjeve sekrete të tipit të njësiteve guerile dhe prej muajsh, mbledhjet zhvillohen me dyer të hapura, në prani të të interesuarve dhe të medias", ka deklaruar ai përpara togave të zeza. Kohët e fundit, juristë të njohur dhe aktorë me peshë në sistemin e drejtësisë kanë kritikuar zgjedhjet e fundit të kryetarëve të disa gjykatave në vend. Thimio Kondi, kryetar i Gjykatës së Lartë pak ditë më parë i konsideroi zgjedhjet e zhvilluara nga KLD, si klienteliste dhe që bazoheshin mbi trafikun e votës. Një qëndrim kritik ka mbajtur edhe kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Maks Haxhia tha në një intervistë për "Shqip", se vërtet pjesa e "fushatës elektorale" të kandidatëve për kryetarë u zhvillua e hapur për publikun, por mënyra e votimit dhe rezultatet e tij, ishin tërësisht jo transparente. KLD u mjaftua vetëm me publikimin e emrave fitues.