E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet Mazzarri

Dy ndeshje suspendim dhe gjobë prej 3000 eurosh për trajnerin e Napolit, Walter Mazarri.

Dënimi vlen vetëm për takimet e ardhshme të Ligës së Kampionëve që skuadra e tij në fazën eliminatore të garës do t’i zhvillojë kundër Chelseas.

Arsye për suspendimin e Mazarrit ishte incidenti i 7 dhjetorit të vitit të kaluar kur gjatë takimit Villarreal-Napoli, (derisa rezultati ishte 0-0), ai kishte shtyrë afër vijës anësore sulmuesin e skuadrës spanjolle Nilmar i cili kërkonte të humbiste kohë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›