E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riquelme mërzitet për Villarrealin

Mesfushori i Boca Juniorsit Juan Roman Riquelme ka insistuar se do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte Villarrealit në telashet e këtij sezoni.

Villarreal aktualisht gjendet afër zonës së rrezikuar në La Liga dhe Riquelme është i mërzitur me rezultatet e dobëta të ish skuadrës së tij gjatë këtij edicioni. Por, 33 vjeçari është shprehur i gatshëm t’i ndihmojë asaj.

“Nëse më thërrasin, do të shkoja nesër. Do të kërkoja leje nga Boca e pastaj do të shkoja” tha Riquelme për të përditshmen sportive spanjolle Marca.

Riqulme kaloi pesë vite në Villarreal para rikthimit në Boca më 2008.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›