E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dias, tri ndeshje moslojë

Qendërmbrojtësi i Lazios, Andre Dias është dënuar me tri ndeshje moslojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës italiane e Futbollit (FIGC).

Organi, duke marrë për sipër xhirimet televizive, ka dënuar Diasin për sjellje të dhunshme. Braziliani e goditi me grusht mesfushorin e Milanit, Van Bommel gjatë pjesës së dytë të fitores 3-1 të Rossonerëve në çerekfinale të Coppa Italia, të enjten.

Duke marrë parasysh se Lazio tashmë është eliminuar nga gara, Dias do të shërbejë suspendimin sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›