E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet arkëtarja e sekreteve shtetërore

Një punonjëse e Drejtorisë së “sekreteve shtetërore” pranë Këshillin e Ministrave është shpallur e fajshme nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Matilda Kristo, me detyrë arkëtare në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), u dënua me 1 vit e 6 muaj burg si fajtore në për vjedhjen në tri raste të shumave 493 713 lekë, 419,5 euro dhe 2338 euro, duke shpërdoruar detyrën. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo përfitoi uljen e një të tretës dhe dënimi shkoi në 1 vit. Kristo nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi gjykata vendosi lënien e saj në liri me kusht për 2 vjet. Sipas vendimit, në funksionin që Kristo mbante në DSIK, kishte për detyrë të mbante shumat e parave të faturave të telefonisë celulare të punonjësve, si edhe gjendjen e arkës së Drejtorisë. Në qershor të vitit 2010, një muaj pasi Kristo ishte larguar nga puna, ish-eprorja e saj kishte vënë re që mungonin disa shuma të konsiderueshme parash. Nisur nga këto parregullsi, në DSIK është ushtruar një kontroll nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi të gjitha shumat e munguara. Ndërsa gjatë hetimit, Prokuroria urdhëroi kryerjen e një akt-ekspertimi kontabël. “Shtetasja Matilda Kristo, në funksionin e arkëtares, detyrohet të paguajë shumën prej 493 713 lekë për shpenzime telefonike të bëra nga ana e vet për periudhën janar-nëntor 2009; shumën prej 2338 eurosh të bëra dalje me mandate-pagesën nr. 13, dt. s’ka_12.2009 dhe e pajustifikuar si e derdhur në bankë; si dhe mbetjen gjendje në arkë mangët në shumën 419,5 euro”, thuhej në vendim.                          ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›