Presidenti i ri, Rama letër Berishës e Metës
Letra i dërguar përveç kryeministrit Sali Berisha, edhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, atë PR-së, Fatmir Mediu, të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, të PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe kreut të partisë më të re, FRD-së, Gazmend Oketa.
“Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtpërdrejt po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për më tepër në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhazi synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Europian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë”, shkruan Rama.
Sipas tij, shqiptarët pa dallim presin një përgjigje pozitive nga Komisioni Evropian për aplikimin për statusin e kandidatit, teksa shton se Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjerë të integrimit, nuk dëshirojnë që ë refuzohet statusit për herë të tretë. “Nuk mund të vihet në diskutim se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme, që përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politik që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figure e cila në frymën e Kushtetutës sonë simbolizon unitetin kombëtar”, shkruan Rama.
Sipas tij, simbolika e 100 vjetorit të pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe, “në njëfarë mënyre, e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar, e në këtë rast konkret të zgjedhjes së Presidentit gjithashtu”.
Kreu socialist shkruan se qytetarët shqiptarë duan që zgjedhja e presidentit të jetë gjithëpërfshirës si dhe të kenë në krye të shtetit një President që të jetë garant i Kushtetutës. “Prandaj, në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj t’Ju ftoj me anë të kësaj letre që të takohemi drejtpërdrejtë, për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës”, përfundon letra e kryetarit të Partisë Socialiste. /Start/
2012-04-30 13:39