Vrau dy për hakmarrje, vazhdojnë hetimet
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria e Tiranës bën të ditur se do të shpallë javën e ardhshme në Gjykatë, konkluzionet përfundimtare të hetimit ndaj shtetasit Hajdar Puci. Ai vrau vëlla e motër, në shenjë hakmarrjeje për dy djemtë e tij, të vrarë disa vite më parë. Vrasja e dyfishtë që kreu në shenjë hakmarrjeje ndaj dy djemve të tij të vrarë vite më parë, është ende në proces hetimi nga Prokuroria. Prokuroria e Tiranës bën të ditur se do të shpallë javën e ardhshme në Gjykatë, konkluzionet përfundimtare të hetimit ndaj shtetasit Hajdar Puci. Ai akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Kamëz në fillim të këtij viti. Sipas Prokurorisë së Rrethit, i pandehuri Puci akuzohet për vrasjen e shtetasve Bilbil dhe Mimoza Ferhati, vëlla e motër, disa muaj më parë në Tiranë në shenjë hakmarrjeje për dy djemtë e tij, të vrarë disa vite më parë. I pandehuri Hajdar Puci aktualisht është në proces gjykimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, ku ka pranuar autorësinë në krim. Ai ka kërkuar gjyq me procedurë të shkurtuar, që është pranuar nga Gjykata. Në këtë mënyrë, ai pritet të përfitojë ulje të një së tretës së dënimit që mund të marrë nga Gjykata.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2008