Dënohet me 25 vjet burg shoku i Altin Dardhës
Autori i Lajmit: red.
Krahu i djathtë i Altin Dardhës është dënuar me 25 vjet burg. Gëzim Kasemi është dënuar dje nga Gjykata e Tiranës, duke u shpallur fajtor për akuzat “vrasje me dashje në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vetë i pandehuri dhe familjarët e tij nuk kanë pranuar asnjëherë bashkëpunimin me Altin Dardhën, duke pohuar se Kasemi ka qenë peng i Dardhës dhe bandës së tij e jo të kishte qenë bashkëpunëtor. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi Gëzim Kasemin për vrasjen e Burhan dhe Abdurrahim Tomorrit, Behar Reskiu dhe Kastriot Bejko, gjithashtu ai u dënua edhe për armëmbajtje pa leje. Kasemi ishte dënuar në mungesë me 23 vjet burg, por pas ekstradimit të tij nga Italia, ai kërkoi rigjykim duke pretenduar pafajësinë. Prokurori i Beratit kërkoi dëmin me 25 vjet burg, dhe po aq e la gjykata. Tashmë pritet që pala mbrojtëse të apeloi dënimin me 25 vjet burg.
Ngjarja
Ngjarja që tronditi Beratin ka ndodhur më 25 shkurt 1998, kur kapobanda Dardha bashkë me vlonjatin Isufi, Balliun dhe Kasemin qëlluan për t u hakmarrë për vrasjen e të atit nga viktima Tomorri. Atentati ndodhi pranë stadiumit të qytetit, vetëm pak metra larg nga dera e Drejtorisë së Policisë, në kohën që gjashtë viktimat po pinin kafe në një lokal. Atentatorët u larguan drejt fshatit Uznovë, ku vranë një të moshuar për t i tërhequr vëmendjen policisë. Pas kësaj policia mundi të arrestonte Bilalin dhe Kasemin, ndërsa Dardha dhe Isufaj morën peng një oficer policie dhe u larguan rrugëve të fshatrave të zonës. Isufaj, u vra ndërsa i bëri rezistencë policisë, ndërsa Dardha mundi të largohej, por tre ditë më vonë u vra në rrethinat e Janinës nga killeri nga Kuçova Arjan Paja. Dy të arrestuarit u liruan pak muaj më vonë pasi gjykata argumentoi se ata ishin thjesht pengje të Dardhës dhe se ishin lënë në rrugë që të arrestoheshin me qëllimin që të çorientonin policinë.
Mbrojtja
Pasditen e 25 shkurtit 1998, Burhan Tomorri, i quajtur “Bujo”, i njohur ndryshe dhe si kreu i bandës së Vakëfit dhe vëllai i tij, Abdurrahim Tomorri, ishin ulur për të pirë kafe bashkë me disa miqtë e tyre në një lokal pranë stadiumit të qytetit. Një automjet tip “Ford” kamionçinë, frenoi përpara lokalit dhe befas nga dera e pasme e tij u shfaq Altin Dardha, me një mitraloz të lehtë në dorë. Në kamionçinën ngjyrë blu, sipas dëshmive, bashkë më të ndodheshin Altin Isufi, Agron Bilali dhe Gëzim Kasemi, i cili ishte i gjakosur në kokë pas goditjeve që kishte marrë nga Dardha. Breshëria e gjatë e lëshuar nga Dardha drejt tavolinës ku qëndronte rivali i tij Burhan Tomorri, i mori jetën katër personave dhe plagosi dy të tjerë. Viktimat ishin Burhan dhe Abdurrahim Tomorri, Behar Reskiu dhe Kastriot Bejko, ndërsa mbetën të plagosur Ramadan Reskiu dhe Vlash Shkurti. Pas kryerjes së vrasjes, Altin Dardha e la Gëzim Kasemin, i cili u fsheh në disa shkurre për më se dy orë, pasi kishte frikë se mos kthehej përsëri Dardha për ta marrë. Nga deklarimet e tij dhe të disa banorëve të zonës, Kasemi sapo ka parë shefin e policisë, Gani Malushi dhe një banor të zonës, të quajtur Saimir Kokoshi, të cilin e njihte që më parë, ka dalë nga ferra dhe ka deklaruar: “Mos qëlloni. Jam Gëzim Kasemi dhe jam marrë peng nga Altin Dardha”. Menjëherë pas kësaj, Gani Malushi dhe Saimir Kokoshi e kanë marrë atë, pasi në rast të kundërt, Kasemin mund ta vrisnin banorët e lagjes, të cilët kishin një rivalitet të ashpër me bandën e Altin Dardhës.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009