E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu raport në gjykatë, kërkon shtyrjen e gjyqit

Autori i Lajmit: red.
Shtyhet sërish procesi gjyqësor për shqyrtimin e kërkesës penale të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për rrëzimin e urdhrit të prokurorisë. Dje në Gjykatën e Tiranës ishte seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës që Fatmir Mediu e ka bërë për marrjen si të pandehur të drejtuesit të hetimeve për Gërdecin, Sokol Stojanin. Mediu kërkonë që gjykata të urdhërojë marrjen të pandehur të prokurorit dhe akuzimin e tij për “shpërdorim detyre”. Seanca e djeshme us hty me kërkesë të ish-ministrit. Fatmir Mediu kishte dërguar një shkresë ku kërkonte shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Objekti i kësaj padie janë disa mesazhe telefonike që u janë dërguar gazetarëve gjatë një emisioni të drejtpërdrejtë ku i ftuar ishte ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu. Sipas këtij të fundit këto sms vinin nga Sokol Stojani, i cili i kishte të qëllimshme dhe kishte si synim denigrimin e figurës sime- është shprehur Fatmir Mediu në objektin e padisë.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›