Zogu-Duçes: “po t u nënshtrova do ngrihet populli”
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Shërbimi i jashtëm i “Uashington Post”
Romë, 6 prill - Sot u zbulua se Mbreti Zog i Shqipërisë i kishte dërguar një mesazh urgjent Kryeministrit italian, Benito Musolini, duke e paralajmëruar se populli shqiptar do t i bënte rezistencë çdo tentative italiane për të shkatërruar pavarësinë e tyre nga pushtimi i armatosur. Zogu, kishte pohuar se ai nuk mund të garantonte pasivitetin e popullit të tij përballë çdo kërcënimi ndaj pavarësisë së tyre. U njoftua gjithashtu se ai kishte thënë se Italia kishte kërcënuar që të mos bënte rezistencë dhe të hiqte dorë nga pavarësia. Monarku, gjithnjë sipas njoftimeve, kërcënoi të hiqte dorë nga froni i tij, në qoftë se pavarësia e Shqipërisë do të respektohej.
Bie dakord për lëshimet
Sidoqoftë, Mbreti ra dakord për lëshimet dhe fashistët besuan se kompromisi mund të arrihej brenda 24-48 orëve. Zogu u tha se kishte shprehur vullnetin e tij për t iu nënshtruar shumicës së kërkesave të Italisë për sundimin në shkallë të gjerë mbi mbretërinë e vogël të Adriatikut, por që kishte këmbëngulur që çdo forcim i aleancës ushtarake të 22 nëntorit 1937 ndërmjet dy vendeve, duhet të ruaj pavarësinë e Shqipërisë. Në fakt, u lajmërua se Zogu kishte refuzuar çdo plan të protektoriatit italian. Mesazhi i monarkut shqiptar u dorëzua nga Xhaferr Serexhi, ministri i ri shqiptar në Romë dhe një nga këshilltarët më të afërt të Zogut, i cili dikutoi vonë sot në mbrëmje me ministrin e Jashtëm italian, Konte Çiano, në pallatin “Chigi”.
Zogu përgatit ushtrinë
Ministri Serexhi, personi më i besuar i Mbretit Zog, mbërriti ditën e mërkurë me avjon nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ku u lajmërua se përgatitjet për të vendosur në gjendje gadishmërie 14.000 trupat e ushtrisë shqiptare ishin në rrugë e sipër. Shumë udhëheqës fashistë besuan se duke qenë se trupat ushtarake italiane nuk kishin bërë asnjë lëvizje për të pushtuar territorin shqiptar, mund të arrihej një kompromis që do t i jepte të drejtën Italisë që kërkesat e saj të plotësoheshin brenda kuadrit të pavarësisë së Shqipërisë. Mesazhi i Zogut, i cili arriti në Romë kur Benito Musolini bëri një fluturim të befasishëm me avion në aerodromin e tij ushtarak “Xhesi”, 19 milje në perëndim të portit Adriatik të Ankonës, thuhej se theksonte temperamentin e nxehtë të popullit 1 milionë banorësh shqiptar dhe rrezikun e kryengritjes nëse cënohej sadopak pavarësia e këtij vendi. U tha se Serexhi i kishte thënë ministrit të Jashtëm italian se ishin shtuar provat që konfirmonin trazirat në Shqipëri. Fashistët i kritikuan Fuqitë Perëndimore për bërjen e interpretimeve alarmante në lidhje me konsultimet ushtarake që ishin në punë e sipër në Insbruk të Tirolit austriak, 20 milje sipër Brener Pasit, ndërmjet shefave të përgjithshëm të stafit gjerman dhe atij italian.
Demokracitë “zjarrvënëse”
Gazetat i thanë “zjarrfikësit zjarrvënës të huaj” se aksi Romë-Berlin nuk kishte bërë asnjëherë interpretime të tmerrshme ndaj konsultimeve të shpeshta të stafit të përgjithshëm të Britanisë së Madhe dhe Francës. Në Berlin, sidoqoftë, qarqet naziste aluduan se konsultimet e Insbrukut, përgjithësisht të konsideruara si përgjigjje e aksit Romë-Berlin ndaj bllokut “Ndal Hitlerin” që organizohej nga Britania e Madhe, mund të çonte drejt një aleance ushtarake të hapur ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë. Princi i Heses, njëkohësisht kryendërmjetësi mes Hitlerit dhe Musolinit, mbërriti ditën e sotme në rezortin italian të San Remos dhe u tha se kishte sjellë një mesazh personal nga Hitleri për gjeneralin Goering, numrin 2 të nazistve dhe komandantin e forcave ajrore gjermane që është me pushime atje. Goeringu pritet të mbërrijë në Romë ditën e nesërme në mbrëmje ose ditën e shtunë në mëngjes për të diskutuar me Musolinin dhe Çianon dhe më pas për të udhëtuar drejt Libisë për një inspektim të mbrojtjes së Italisë me fqinjen, Tunizinë franceze. Ndërkohë dy ditë më parë, Mbreti Zog iu drejtua për mbështetje Lidhjes së Kombeve, SHBA, Anglisë dhe Francës. Në të njëjtën datë, Eqrem Libohova, ministri i Jashtëm shqiptar, i komunikoi përfaqësuesit britanik në Shqipëri, Endrju Rajën, synimet e Italisë. Por ky i fundit u shpreh se Italia nuk kishte synime pushtimi ndaj Shqipërisë, ndërkohë që njoftonte Ministrinë e Jashtme Britanike se pushtimi ishte i sigurt. Kryeministri britanik, Nevil Çambërlein, më 6 prill 1939 u përgjigj në Dhomën e Komunave se Britania në Shqipëri “…s kishte interesa të drejtpërdrejta, veçse të përgjithshme për paqen botërore”. Madje po atë ditë ai u nis për 10 ditë pushime. Sipas tij aneksimi i Shqipërisë do të thoshte një dhunim i marrëveshjes “xhentelmene” anglo-italiane, e lidhur me Anglinë në prill 1938, ku të dyja palët angazhoheshin të respektonin “status-kuonë në pellgun e Mesdheut”. Kjo marrëveshje kishte të bënte me përpjekjet angleze dhe franceze për të krijuar një “Front të Paqes” në Juglindje të Evropës për:
A) një pengesë ndaj zgjerimit të pushtimeve gjermane
B) një front antisovjetik
Dje diplomacia shqiptare kërkoi ndihmë edhe nga Franca. Por përgjigjja e ministrit të Jashtëm francez, Pierr Bonet, ishte se “Franca s është e detyruar ta mbrojë Shqipërinë me armë në dorë”.
Përgjigjja besohet se është dhënë
Përgjigjja shqiptare ndaj propozimeve italiane besohet se i është dorëzuar sot ministrit të Jashtëm italian Konte Çiano, nga ministri shqiptar, gjeneral Serexhi, ndërsa anijet italiane të luftës u shfaqën në Durrës, portin kryesor shqiptar dhe rezidentët italianë u evakuuan brenda vendit. Nuk u lëshua asnjë deklaratë për takimin ndërmjet burrave italian dhe shqiptarë të shtetit, por qarqe diplomatike të huaja ishin pesimiste, pasi nga Shqipëria rrodhi lajmi i vogël që tregonte se ndienja kundër Italisë po ashpërsohej. Gjenerali Serexhi, u kthye përsëri në Romë natën e shkuar, pasi fluturoi drejt Tiranës për t u këshilluar me Mbretin Zog. Nga institucionet këtu në Itali nuk është dhënë asnjë shenjë e natyrës së propozimeve italiane, por zërat nga Tirana konstatojnë se këto propozime ishin të një “natyre shtrënguese”, e cila sugjeron një protektorat në gjithçka përveç emrit.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009