Denohet me 5 vjet burg Artan Kristo

Imami Muhamed Abullah Al Albani i cilesuar si ekstremist u denua dje ne Gjykaten e Durresit
Gjykata e Durresit vendosi dje denimin me pese vite burg te Artan Kristos i akuzuar si element ekstremist ndersa akuzohej per nxitje te urrejtjes fetare. Dje Gjykata e Shkalles se Pare ne Durres vendosi ndaj Kristos masen e denimit me 5 vite burgim ndersa akuzohej per nxitje te urrejtjes fetare dhe propagandes terroriste nepermjet nje forumi fetar ne internet.
Procesi gjyqesor ndaj tij u be dje nen masa te forta sigurie. Kristo i njohur ne rrethin e tij te miqve edhe me emrin Muhamed Abdullah u gjykua nga nje trupe gjykuese e perbere nga Kastriot Selita Rexhep Bekteshi dhe Arjan Alicka. Prokurori i ceshtjes Edmond Kaloshi kerkoi 5 vite e 6 muaj heqje lirie per Kriston ndersa gjykata e denoi me masen e burgimit prej 5 vjetesh.
Artan Kristo akuzohet per thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave me qellime terroriste . Kristo u arrestua nga policia ne muajin tetor te vitit te kaluar pas zbulimit ndaj tij te disa thirrjeve me karakter terrorist ne internet. Xhihadi eshte lufta e shenjte dhe eshte obligim dhe detyrim per cdo mysliman jo vetem te vritet por edhe te vrasim qafiret qe jane bere pengese e vendosjes se shtetit islam urojme qe kjo dite te vije shume shpejt.
Me keto fjale dhe te tjera te kesaj natyre qe prej organit te akuzes jane cilesuar si nxitese per akte terroriste i arrestuari Artan Kristo i njohur ndryshe edhe me emrin fetar Muhamed Abdulla Al Albani i ka ftuar vellezerit e tjere myslimane te pergatiten per diten kur do te filloje Lufta e Shenjte Xhihadi.
Keto dhe fjalet e tjera nxitese te thena e shkruara nga Kristo ne tri faqe te ndryshme interneti forume myslimane jane mbledhur dhe renditur nga perfaqesuesit e akuzes duke i perdorur para Gjykates se Shkalles se Pare dhe duke e bindur kete te fundit te caktoje masen e sigurise arrest me burg ndaj Kristos vitin e kaluar ne Gjykaten e Tiranes.
Me pas hetimi dhe shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes kaloi ne Durres per efekt te juridiksionit te vendit ku kishte ndodhur ngjarja. Nje vit pas arrestimit te tij Gjykata dha masen e denimit ndaj tij ndersa ishte i dyshuar edhe per vepra te tjera penale.