E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder vazhdon emergjenca dhe kaosi ne qytet

Shume zona ende ne pushtetin e ujit ndihmat nuk mjaftojne


Jo vetem Trushi por dhe zonat e tjera te Shkodres po vazhdojne te kalojne dite te veshtira. Dielli i dale te premten i shoqeruar me ere dhe ulje te temperaturave ka sjelle te tjera veshtiresi.


Ne qendrat e ndarjes se ndihmave ushqimore ne qytetin e Shkodres dhe pse ato jane ne baze rajoni dhe lagjeje e jepen me karte identiteti te kryefamiljarit perseri ka kaos e shume zhurme.


Rruget e Tophanes Xhabijes Bahcallekut Livadeve ish Zukthave Asajmes etj. vazhdojne te jene nen uje edhe pse ka pasur renie te nivelit te tij serisht levizet ose me cizme peshkataresh ose me varka. Ne dy anet e rruges per ne Xhabije verehen grumbuj njerezish qe presin te hipin ne varka per te shkuar ne banesat e tyre pasi kane dale per te blere per nevojat e tyre.


Te moshuar qendrojne ne dritare apo ballkone dhe kerkojne ndihme pasi jo vetem jane te izoluar nga uji por dhe ndihmat nuk jane ne gjendje ti shkojne e ti terheqin. Era e ngrohte qe ka qene prezente te enjten ne mbremje e qe te premten ka kthyer ne te ftohte ka rritur nivelin e ujit ne liqenin e Shkodres dhe dallget kane demtuar lokale e peme ne zonen e Pazarit te Vjeter te Shkodres duke ia shtuar koston e demeve ketyre permbytjeve.


Stuhia e mbremjes se kaluar ka shtuar demet. Ka renie nga 15 deri ne 18 cm ne lagjen Xhabije rreth 10 deri ne 12 cm ne lagjen Tophane dhe rreth 4 deri ne 5 cm ne lagjen Kiras. Vazhdojne te jene te permbytura zonat e Kirasit Livadheve dhe lagjet aManush Alimani Salo Halili Ahmet Haxhija Ajasem Iliria Bahcallek dhe pjeserisht lagjia Shiroke.


Aksi rrugor Xhabie-Ura e Bunes vazhdon te jete i permbytur nga uji dhe eshte i kalueshem vetem nga mjetet e renda te transportit. Komuna Ana-Mali ka renie te nivelit te ujit rreth 16 deri ne 17 cm. Vazhdojne te jene te permbytura fshatrat Obot dhe Gorice. Ne komunen Bushat uji ka rene rreth 10 cm. Vazhdojne te jene te permbytur fshatrat Fshat i Ri Mali i Jushit Trush i Poshtem dhe Hoten. I bllokuar eshte aksi rrugor Rranza-Mali i Kolaj dhe KryeBushat-Bishti i Jukes.


Ne komunen Gur i Zi situata ka patur nje perkeqesim te vogel pasi niveli i ujit eshte rritur me rreth 10 deri ne 15 cm. Komuna Velipoje vazhdon te jete e izoluar. Transporti me mjete lundruese dhe nga ajri me Shkodren. Policia Shkoder ne bashkepunim me F.N.SH ruajne tre Argjinaturat ne Komunen Velipoje bendin e Malit te Jushit ne Komunen Bushat Stacionin e Pompave ne fshatin Trush Stacionin Qendror te Pompave ne fshatin Dobrac Depon Qendrore te Ujit ne Tepe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›