Ne burg cifti Pashollari per mashtrim

TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet edhe perkunder pretendimeve te te arrestuarve Agim dhe Majlinda Pashollari se nuk kishin mashtruar njeri mbeten ne qeli me masen e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve. Inxhinieri Pashollari nuk ka preferuar te flase para gjykates per akuzat ndersa bashkeshortja e tij Majlinda ka kerkuar lirimin e tyre per shkak se nuk kishin mashtruar njeri.
Nuk kemi mashtruar njeri. Leket qe kam marre konkretisht shumen prej 20 mije euro i kam marre borxh me ane te nje kontrate noteriale pasi na duheshin per te shlyer nje hall qe kishim. Keshtu qe nuk kemi mashtruar njeri dhe kerkojme te lirohemi.
Bashkeshorti vuan nga zemra dhe nuk mund te rrije ne qeli-mesohet te jete shprehur e dyshuara Majlinda Pashollari para togave te zeza. Edhe avokati mbrojtes i tyre ka kerkuar nje mase me te bute ndaj ciftit Pashollari duke argumentuar se nuk ka prova per akuzen e mashtrimit.
I menjehershem ka qene reagimi i prokurorit qe ka kundershtuar keto pretendime duke njoftuar Gjykaten se organi i akuzes ka siguruar nje sere bisedash telefonike ku te arrestuarit kerkonin nje shume te caktuar parash ne kembim te lirimit nga burgu ose nxjerrjen e licences per shfrytezimin e minierave ne Bulqize dhe Kukes.
Gjyqtarja e ceshtjes Shefkije Demiraj pasi degjoi palet vendosi izolimin ne qeli te dy te dyshuarve me masen e sigurise arrest me burg. ifti Pashollari u arrestua tre dite me pare ne kryeqytet ne momentin qe po merrnin nje shume parash te cilat ia kishin dhene kallezuesit efektivet e policise pas ndihmes se kerkuar nga kallezuesi ne polici.