Izrael, të dobësohesh duke qëndruar në karrike.
Pas dietave të rrepta, braktisjes totale të ushqimit, heqjes dorë nga ato që mund t'u pëlqejnë më shumë vetëm për të pasur një trup të bukur dhe që e keni ëndërruar gjithmonë, në ndihmë vjen një zgjidhje e rehatshme. Fare pa sakrifica dhe më shumë se e rehatshme.
Në Izrael është e mundur të dobësohesh duke qëndruar fare komod ulur në një karrike. Në fakt nuk është një karrike dosido. Është një karrike komode zyre, e aftë për të djegur energji gjatë kohës që qëndroni ulur në të.
Lajmin e ka bërë të ditur një e përditshme e Tel Avivit, “Haaretz”. Karrikja mban emrin “'I-cool' dhe është ndërtuar në mënyrë të tillë, që të mund të djegë energjitë e trupit përmes ftohjes.Në këtë mënyrë, sipas atyre që e kanë realzuar këtë shpikje të fundit, edhe personat më sedentarë mund të arrijnë peshën e preferuar, pa bërë asnjë mundim.