Një dëshmi që flet vetë për rolin e politikës në këtë aspekt
Pse politizohet ngjarja në fjalë, me liderët e partive? Kjo ngjarjeduhet të jetë objekt i shtetit ligjor që, me organet e tij, të përcaktojë shkaqet dhe faktorët e tragjedisë.
Problemi i rrëzimit është problem ekspertësh të studimeve sizmike, të erozionit të mundshëm të truallit ku ngrihet një pallat, të cilësisë së materialeve të ndërtimit, të procedimit teknik dhe profesional të zbatimit të projektit të një ndërtese dhe shumë hallka të tjera që kanë lidhje me ndërtesën. Duhet të merren qetësisht organet speciale, të prokurorisë të hetuesisë për të zbardhur ngjarjen
Politika mban përgjegjësi për politikat dhe mënyrat e ndërtimit në procesin e urbanizimit të një qendre të banuar. Dhe fakti që po rezultojnë të dobëta dhe me probleme ndërtime që janë kryer mbrapa 1990-s, flet vetë për rolin e politikës në këtë aspekt.