E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në vend që të bëjnë shoë, le të bëjnë që të zbatohen ligjet

Më vjen inat se më duket si shoë. Vetëm tek ne dëgjon që ndodhin të tilla neglizhime kriminale të ligjeve, qoftë në ndërtim, qoftë në gjëra të tjera, ku një ryshfet mund të përbëjë rrezik jete për dhjetëra njerëz! Dhe nuk kompensohen këto akte kriminale që bëjnë instanca të ndryshme vendimmarrëse me një shoë, pikërisht të vendimmarrësve, në vendngjarje, pas tragjedisë.

Në vend që të bëjnë shoë, le të bëjnë që të zbatohen ligjet, që nesër të mos ndodhin më gjëra të tilla. Sa tragjedi duhet të ndodhin tek ne para se të merren masa në gjithë dikasteret, dhe jo vetëm aty ku ndodh tragjedia e fundit?

Ma ha mendja, po të bëjnë inspektime në ndërtime të viteve të fundit, do të gjejnë edhe të tjera si kjo e Gjirokastrës. Aty jetojnë njerëz, apo mjafton që të mbushin xhepat qeveritarët tanë dhe të shkojnë në funerale dhe vendndodhje mbasi njerëzit kanë vdekur, si pasojë e këtij korrupsioni?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›