E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet mjeku për vrasjen e 4 irakianëve

Një mjek i ushtrisë amerikane u dënua me burgim të përjetshëm, pasi u gjykua fajtor për vrasjen e 4 të burgosurve në Irak. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Gjermani. Maikëll Lihi, 28 vjeç u dënua për vrasje me paramendim gjatë vitit 2007 në Bagdad. Mjekut iu hoqën gradat dhe çdo përfitim tjetër që i garanton statusi i ushtarakut. Sipas zëdhënësit, mësohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe ushtarakë të tjerë amerikanë, të cilët janë në gjykim e sipër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›