25-vjeçari misterioz, në krye të Koresë së Veriut
Eshtë një nga pozicionet më të fu
qishme e më të rrezikshme të
pushtetit në botë dhe që prej dhjetëvjeçarësh,
politikanët e huaj, akademikët
e spiunët kanë spekuluar
vazhdimisht në lidhje me personin që
do të jetë një ditë pasardhësi i liderit të
Koresë së Veriut. Ky njeri do të ketë në
dorë pushtetin absolut mbi një popullsi
24 milionëshe të një vendi ekstremist,
të pajisur me arsenal bërthamor, që
qeveriset nga një aparat shtetëror kriminal,
i ndihmuar nga një shërbim sekret
i pamëshirshëm. Dy ditë më parë, nga
hija misterioze e Koresë së Veriut ka dalë
një person, që ka të ngjarë të jetë pasuesi
i liderit absolut aktual i vendit komunist,
Kim Jong Il. Bëhet fjalë për një
djalë thuajse të panjohur, 25-vjeçar, i
shkolluar në Evropë dhe shumë i dhënë
pas sushit, makinave gjermane dhe bejsbollit.
Raporte gjysmë sekrete nga
Koreja e Veriut, thuajse e konfirmojnë
atë që deri tani është cilësuar thjesht si
një thashethem, faktin që Kim Jong Un,
djali më i vogël i liderit Kim Jong Il, do të
jetë trashëgimtari i pushtetit të madh
të të atit. Në një rast të tillë do të bëhej
fjalë për kalimin e dytë të pushtetit në
formë trashëgimore në vendin e fundit
totalitar të mbetur në planet. Ky zëvendësim,
të paktën në plan të parë, krijon
kushtet për një periudhë destabilizimi
ekstrem në një nga vendet më të
paparashikueshme të planetit. Një nga
gjeneralët më të afërt me liderin aktual
të Koresë së Veriut, dy ditë më parë iu
betua për besnikëri trashëgimtarit të
mundshëm të liderit absolut, duke i deklaruar
se do ta "mbronte me gjak atë
dhe pjesëtarët e tjerë të familjes". "Ne
do të vazhdojmë ta mbrojmë deri në
fund linjën e gjakut të Mangyongdaes
dhe malit Paektu, duke mbështetur besnikërisht
udhëheqjen e komandantit
tonë suprem", mësohet të jetë betuar
gjenerali Pak Jae Kyong gjatë një takimi
të organizuar për ditëlindjen e Kim Jong
Il. Mali Paektu është mali i shenjtë, ku
Kim Jong Il, sipas legjendës së ngjizur
nga vetë ai, lindi 67 vjet më parë, ndërsa
Mangyongdaesi ishte vendi ku kishte
shtëpinë babai i Kim Jong Il, Kim Il
Sung, themeluesi i Koresë së Veriut, shtetit
komunist që njohim sot. Agjencia
e Lajmeve e Koresë së Jugut, duke iu
referuar burimeve kineze të lajmeve,
bëri të ditur se Jong Un është regjistruar
si kandidat në zgjedhjet që do të
bëhen për Asamblenë Supreme të Popullit
në Korenë e Veriut, çka përbën edhe
hapin paraprak në zëvendësimin e babait
të tij. "Kim Jong Un do të emërohet
formalisht si pasardhës i të atit, pas
zgjedhjeve dhe të marrë në dorë politikën
e ushtrinë e vendit prillin e ardhshëm",
thuhet në njoftimin e shtypit.
Vende të ndryshme të botës kanë shprehur
vazhdimisht shqetësimin e tyre për
pasuesin e mundshëm të Kim Jong Il,
veçanërisht që nga vera e kaluar, kur
lideri u zhduk nga daljet në publik për
tre muaj rresht, pas një lajmi se kishte
kaluar një infarkt në zemër. Gjatë periudhës
së konvaleshencës, kunati i tij
62-vjeçar, Chang Sung Taek, thuhet se
mori në duar gjithë pushtetin dhe
përgjegjësitë e Il. Kjo do të thotë që djali
i vogël i Il, duke qenë se është i ri dhe
i papërvojë, mund të jetë për një kohë
të gjatë vetëm në mënyrë simbolike në
krye të shtetit, pasi në të vërtetë ai do të
qeveriset nga liderë të tjerë më me përvojë
në çështjet e drejtimit të shtetit
dhe të ushtrisë. Jong Un ka lindur në
vitin 1983 dhe është fëmija më i vogël,
që njihet zyrtarisht, i Kim Jong Il. Duke
qenë se është më i vogli, askush nuk
priste që pikërisht ai do të piketohej si
zëvendësues i të atit, për më tepër që
ka disa vëllezër më të mëdhenj.
Gjysmëvëllai i tij, Jong Nam, është 37
vjeç dhe është djali që Kim Jong Il e ka
me bashkëshorten e tij të parë, një aktore
e famshme e Koresë së Veriut, që
vdiq jashtë atdheut në vitin 2002, pasi
u divorcua nga Kim. Ai ka namin e një
njeriu që i pëlqejnë qejfet dhe lojërat e
fatit e kazinotë. Ong Un dhe vëllai i tij
tjetër Jong Chul 28 vjeç, kanë lindur nga
lidhja e Kim Jong Il me Koh Young Hee,
një kërcimtare koreano-japoneze. Para
se nëna e tyre të vdiste në vitin 2004,
media shtetërore e Koresë së Veriut e
cilësoi atë si një "nënë të respektuar",
duke lënë të kuptohej se njëri nga
djemtë e saj do të zinte postin e të atit,
kur ky të largohej nga pushteti. Të gjithë
djemtë e Kim Jong Il janë shkolluar në
shkolla private shumë të shtrenjta në
Zvicër. Sipas një japonezi, që ka punuar
pranë diktatorit për disa kohë dhe që
ka pasur lidhje e njohje të mirë me dy
"princat" e Kim Jong Il, Jong Un dukej
qartas që në fëmijëri se ishte më ndryshe
nga vëllezërit. Si adoleshent, atij i
pëlqente shumë basketbolli dhe bënte
një lojë plot guxim e të zgjuar, duke mos
u nervozuar kurrë nëse pësonte humbje,
por duke tentuar gjithmonë që të
analizonte shkakun. "Herën e parë që
e takova, djali ishte 7 vjeç dhe më shihte
sikur të isha një tradhtar japonez, që
kishte bërë gjëra të tmerrshme gjatë
luftës. Isha i befasuar nga qëndrimi i
djalit dhe nga aftësia e tij për të analizuar
njerëzit në moshë kaq të re",
rrëfen japonezi. Sipas tij, ai i jepte makinës
që i vogël, duke preferuar mbi të
tjerat makinat e markave gjermane. I
pëlqente ushqimi kinez dhe sushi,
veçanërisht ushqimet e detit. "Nëse
pushteti do t‘i kalojë Jong Un, kjo do të
ishte një zgjidhje e mirë. Ai ka aftësi të
jashtëzakonshme fizike dhe nuk e pranon
kurrë humbjen".