Kthehet nga Greqia, prangoset i kërkuari për vjedhje
Kthehet nga Greqia si emigrant i paligjshëm, por përfundon në prangat e policisë si person i shpallur në kërkim për vjedhje. Burime të Komisariatit të Beratit bëjnë të ditur se është marrë informacioni nga pika kufitare e Kapshticës për kthimin si emigrant pa dokumente të rregullta i Daniel Ajsllarit, 31 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Poliçanit. 31-vjeçari është ndaluar menjëherë nga policia, pasi ka rezultuar si person i shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Rrethit të Beratit. Kjo gjykatë, një vit më parë kishte vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" në mungesë për veprën penale të "vjedhjes në bashkëpunim". I riu akuzohet si autor i vjedhjes së një motori në qytetin e Poliçanit. Menjëherë pas ngjarjes ai ishte larguar në drejtim të Greqisë, ku është kapur pa dokumente.
Mi.H.
Mi.H.