E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dënohet sulmi ndaj gazetarit Bardhyl Ajeti

11/06/2005  Organizatat botërore të mediave dënojnë sulmin ndaj gazetarit të "Bota Sot"

Vjenë-Austri - Organizata e mediave për Evropën Juglindore me qendër në Vjenë, që përfshin rrjete botuesish dhe gazetarësh, e kanë vlerësuar si alarmues sulmin ndaj gazetarit të së përditshmes "Bota Sot", Bardhyl Ajeti. Ata kërkojnë nga organet kompetente zbulimin e autorëve. Edhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju-Jork, ka dënuar sulmin ndaj Bardhyl Ajetit, duke shprehur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore. Organizata për media e Evropës Juglindore (SEEMO) shpreh shqetësimin e saj për shkak të tentim vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti, i cili edhe më tutje është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një koomunikatë theksohet se kjo organizatë është njoftuar më heret se Ajeti është ankuar se disa herë është kërcënuar. "Dëshirojmë të themi se ky është vetëm një sulm nga seria e sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë", thekson kjo organizatë me seli në Vjenë. Organizata për media e Evropës Juglindore (SEEMO) u bën thirrje edhe një herë autoriteteve të Kosovës si dhe administratës ndërkombëtare në Kosovë që të bëjnë çfarë është e mundur me gjithë fuqinë që kanë të gjejnë personat përgjegjës për këtë akt, duke i nxjerrë ata para drejtësisë, të përgjigjen për tentimin për vrasjen e gazetarit të "Bota sot", Bardhyl Ajeti. Edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dënon sulmin kundër gazetarit Bardhyl Ajeti. Këshillli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) dënon sulmin kundër gazetarit të gazetës “Bota Sot”, Bardhyl Ajeti. KKSHA u bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të gjejnë dhe të sjellin para ligjit autorët përgjegjës të këtij akti. Akte të tilla nuk pasqyrojnë vendosmërinë e popullit kosovar për një shoqëri demokratike dhe një shtet ligjor. KKSHA i uron Ajetit shërim të shpejtë dhe të suksesshëm dhe u bën thirrje edhe një herë autoriteteve të sjellin kryesit e këtij akti para drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›