"Vrasësi" i Mirit të Xhikes 6 muaj pa seancë

11/06/2005 Mbrojtësi juridik i Tufës ankohet se wshtw fyer nga Gjykata
TIRANË – Avokati Josif Mitraj kishte vetëm tri seanca gjyqësore që përfaqësonte të pandehurin Lavdërim Tufa, akuzuar për vrasjet e ndodhura në vitin 2003 te "Kartodromi", ku mbeti i vdekur edhe Fatmir Rama. Në dy prej seancave nuk mori pjesë, duke paraqitur raport mjekësor. Ndërsa në seancën e parë kërkoi të njihej me aktet në dosje. Seanca e djeshme ishte përsëri një lojë. Avokati pregatiti skenën, duke lënë përfundimisht sallën e gjyqit, ndonëse me një reagim të papritshëm nga trupi gjykues, që kryesohej nga Sandër Simoni. Josif Mitraj këtë radhë gjeti një pretekst për të dhënë dorëheqjen. "Më keni fyer. Keni vënë në dyshim sinqeritetin dhe karaketrin tim. Keni hedhur baltë mbi figurën time si avokat. Madje, keni ndikuar që marrëdhëniet e mia me familjarët e të pandehurit të keqësohen. Në këto kushte nuk më mbetet gjë tjetër, vetëm të jap dorëheqjen". Kështu u shpreh dje avokati Josif Mitraj, i cili nuk i dha të drejtë gjykatës të vazhdonte seancën e radhës në pritje të një avokati tjetër të caktuar nga familjarët e Tufës.
Gjykata
Kryetari i Gjykatës, Sandër Simoni, reagoi ndaj këtij vendimi personal të avokatit. Ai i kujtoi avokatit Josif Mitraj se nuk kishte respektuar ligjin, madje as dosjen penale të të pandehurit nuk e ka lexuar. Që nga data 16 dhjetor 2004, sipas kryetarit, ndaj të pandehurit Lavdërim Tufa nuk është zhvilluar asnjë seancë gjyqësore dhe kjo për shkak të avokatëve. Një gabim tjetër që i kujtoi Simoni avokatit Mitraj, është edhe raporti mjekësor i paraqitur prej tij, pasi seanca ishte shtyrë pa arsye. Më pas, Simoni tha se për veprimet e avokatit Josif Mitraj do të lajmërojë Këshillin Kombëtar të Dhomës së Avokatisë si dhe Ministrinë e Drejtësisë. Për Simonin, veprime të tilla të avokatëve nuk janë të parat. Ka shumë avokatë që paraqesin raport mjekësor dhe kur bëhet verifikimi ato dalin të paregjistruar në klinikat përkatëse.
Tufa
"Ai që po vuan pasojat e paraburgimit jam unë. Me gjithë dëshirën e mirë për të vazhduar procesin, dua të kem avokat në sallën e gjyqit". Lavdërim Tufa nuk pranoi të vazhdojë seancën gjyqësore, pasi avokati i fundit i caktuar prej tij la sallën e gjyqit. Procesi ndaj Tufës ka mbetur në fazën, kur prokurori Olsjan Çela, do të lexojë konkluzionet përfundimtare. Për akuzën veprime të tilla të avokatëve janë të pafalshme, megjithatë është i pandehuri ai që vendos për vazhdimin e procesit me ose pa avokat.