E Hënë, 2 Nëntor 2026

Helmimi në Burgun 302, të pandehurit në spital

11/06/2005  TIRANË – Genci Hysa, i akuzuar për vrasjen e Servete Kullës dhe Shkëlqim Sufja, akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, kanë qenë në një dhomë kur konsumuan mish dhe më pas patën pasoja helmimi. Kanë tri ditë dhe ende nuk e kanë marrë veten. Dje, para Gjykatës për Krime të Rënda u vërtetua se dy të pandehurit janë ende të shtruar në Spitalin e Burgut, duke iu nënshtruar mjekimit. Pikërisht për këtë arsye, proceset gjyqësore ndaj këtyre të pandehurve nuk u zhvilluan. Në gjyq u paraqit vetëm Kujtim Xhaferri, që pati pasoja jo të rënda nga helmimi. Ndërkohë burime nga burgjet shprehen se janë marrë të gjitha masat për eliminimin e pasojave të tilla. Ndaj ushqimeve që do të vijnë prej familjarëve, do të ushtrohet kontroll i imtësishëm. Nuk do të lejohet që të paraburgosurit të mbajnë për një kohë të gjatë ushqime, të cilat prishen lehtë.

A.Çuka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›