E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tentativë hakmarrjeje me eksploziv pas vrasjes

11/06/2005  Hakmarrja për një vrasje të kryer nga djali i madh i familjes Arben Duka, është pista kryesore e hetimit. Oficerët e policisë kriminale kanë nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Burime nga policia, por dhe të familjes Duka, nga fshati Ibë, pohojnë se ky është një nga versionet më bindëse. Policia e kryeqytetit gjen një sasi municionesh luftarake dhe eksplozivi të paplasur në oborrin e një banese në fshatin Ibë të Tiranës. Lënda plasëse ishte lidhur në murin e jashtëm të shtëpisë së familjes Duka dhe, sipas ekspertëve ishte gati për të shpërthyer. Ka qenë një banor i këtij fshati që ka pikasur eksplozivin dhe ka lajmëruar forcat e rendit dhe familjaret e shtëpisë. Pas një grindjeje, Arben Duka ekzekuton një person. Pas dënimit të tij nga gjykata me 12 vjet burg, kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kërkuar të hakmerren ndaj familjes Duka, duke kërcënuar vëllain e tij të vogël dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo gjendje detyron 19-vjeçarin Alfred Duka të braktisë Shqipërinë dhe të fshihet jashtë shtetit, duke iu shmangur një hakmarrjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›