Mbyt aksidentalisht foshnjen në gjumë, 30 orë udhëtim, me “shpresën te Zoti”

10/06/2005 Nëna 15-vjeçare, udhëton nga Peja në Bilisht, me djalin e vdekur në krah
KORÇE - Nertila Roko nënë 15-vjeçare, nga qyteti i Bilishtit, ka mbytur aksidentalisht fëmijën e saj 40 ditëshe, në mesnatë, ndërsa ishte duke fjetur me të. Pas kësaj, pa dashur të besojë fundin e foshnjes, nëna ka udhëtuar nga Peja në Bilisht përreth 30 orë me fëmijën në krah dhe vetëm mjekët e spitalit i kanë bërë të ditur fundin tragjik.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në qytetin e Pejës në Kosovë, ku nëna 15-vjeçare kishte shkuar për të punuar si emigrante, bashkë me bashkëshortin e saj dhe njerëzit e tjerë të familjes. Pas tmerrit të kësaj ngjarjeje, Nertilës, 15 vjeçe, i është dashur të udhëtojë me fëmijën e vdekur nga Kosova në Shqipëri.
Ashtu si në legjendën e dhimbshme të Kostandinit, edhe kjo nënë ka udhëtuar për më shumë se 30 orë me birin e saj të vdekur, duke shpresuar në çdo minutë se fëmija e saj do të zgjohej nga gjumi i thellë që e kishte rrëmbyer.
Pasi janë kryer të gjitha analizat mjeko-ligjore, Nertila është bindur se fëmija nuk mund të rikthehej përsëri në jetë.
Gjyshi
Ngjarjen dëshpëruese të prindërve fatkeq, që nuk patën mundësi të rritin fëmijën e tyre të parë, e ka treguar për gazetën “Metropol” babai i Nertilës ose gjyshi i fëmijës, Tosun Shoshari, i cili tha se, kishin disa kohë që punonin në Pejë të Kosovës si emigrantë dhe çdo ditë në mbrëmje ktheheshin mjaft të lodhur.
“Deri në mesnatë, tha Shoshari, fëmija ishte gjallë, sepse e dëgjuam që qante, dhe Nertila i dha disa herë gji për të pirë. Pas kësaj nuk e dime se ç’ndodhi me të. Nëna e fëmijës, Nertila, po flinte bashke me të birin, 40 ditësh dhe ashtu duke i dhënë gji e kishte zënë gjumi. Që nga mesnata dhe deri në mëngjes fëmija nuk u dëgjua më. Menduam se e kishte zënë gjumi. U ngritëm herët në mëngjes për të shkuar në punë, por heshtja e tejzgjatur e fëmijës na tërhoqi vëmendjen. Kur deshëm ta zgjonim, nuk u zgjua më. Ai kishte vdekur. Ishte vërtet një tmerr për të gjithë ne që u ndodhëm aty, por veçanërisht për time bijë, e cila nuk kishte fuqi të përballonte dhimbjen, por edhe për të shoqin Arbenin. Ishte fëmija i saj i parë. Për një kohë të gjatë e thiri në emër, ‘Mariglen zgjohu’, por ai i kishte mbyllur syçkat përgjithnjë”, tregon gjyshi i foshnjes.
Babai
Në Kosovë nuk njihnin njeri. Atje më shumë kishin lypur për të nxjerrë bukën e gojës. Nuk kishin mundësi as për ta çuar fëmijën në spital. U detyruan të niseshim drejt qytetit e Bilishtit.
“E lamë qytetin e Pejës në orën 06.00 të mëngjesit, duke udhëtuar me makinat e rastit dhe vetëm në orën 23.00 mbërritëm në Bilisht. Pa u kthyer në shtëpi shkuam drejt e në spital, por mjekët na thanë se gjithçka kishte marrë fund. Fëmija kishte vdekur“, thotë babai i vjazës.
Nëna
Nertila Roko, e cila duket qartë se ka përjetuar një tmerr të vërtetë, tregon për vdekjen e birit të saj, Mariglenit, dhe se, që në çastin e parë dhe derisa i kishin thënë mjekët se fëmija i saj kishte vdekur, ajo nuk e kishte besuar e menduar këtë fund. Ajo kishte shpresuar se do të gjendej një mënyrë që fëmijën ta kthenin përsëri në jetë, sepse ai kishte qenë mirë, kishte pirë gji, dhe deri në mesnatë kishte qarë dhe luajtur me të.
Ajo thotë se iu desh të udhëtonte për 30 orë rresht me fëmijën e vdekur. Fillimisht ka përshkuar linjën Pejë-Bilisht me makinat e rastit për 18 orë. Pas vizitës mjekësore, në spitalin e qytetit të saj iu desh të flinte përsëri edhe një natë tjetër me Mariglenin e vdekur, duke e parë herë pas herë se mos ai hapte sytë.
“Iu luta Zotit të ndodhte mrekullia, tha ajo, por nuk ishte e thënë”.
Të nesërmen në mëngjes, ditën e enjte, përsëri më fëmijën e vdekur, udhëtoi drejt qytetit të Korçës, ku do të kryheshin analizat mjeko-ligjore të fëmijës së vdekur.
Kryerja e analizave, tregoi se kishte qenë nëna ajo që aksidentalisht kishte shkaktuar vdekjen e fëmijës së vet.
Vetëm në orën 11.00 të ditës së djeshme, fëmija doli nga morgu i spitalit të Korçës, ku nënë Nertilës iu desh të udhëtonte sërish me fëmijën e saj drejt Bilishtit. Për mëse 30 orë, Nertila dhe Marigleni, njëri i vdekur dhe tjetri gjallë, qëndruan pranë njëri-tjetrit, mes shpresës dhe tmerrit të vërtetë të fatkeqësisë.
Mjerimi vrau fëmijën
“Shtëpia aq e vogël, sa nuk mbante edhe një fëmijë”
Gjyshi i fëmijës, Tosun Shoshari, pohon se fëmijën e tyre e vrau mjerimi i madh i kësaj familjeje. Në Kosovë kishin shkuar për të nxjerrë bukën e gojës, por gjatë qëndrimit në Pejë nuk patën asnjëherë shtëpi.
Në një kasolle të thjeshtë me plastmas, flinin prindërit e fëmijës 40 ditëshe, por edhe në kthinat e sajuara, gjithë të tjerët.
“Shtëpia e bijës, tonë thotë gjysh Shoshari, ishte aq e vogël sa nuk pati vend as për një fëmijë, që nuk kishte mbushur 40 ditë”.