Denoncim ditën e shën Valentinit: "Më përdhunoi kunati"

16/02/2005
Investitori rezultn të ketë 230 milionë lekë boxh arkës së shtett
Hetim kompanisë së huaj ndërtuese për evazon fiskal
FABJOLA BRAMO
Një ndërtues i huaj, që ushtron aktivitetin në vendin tonë do të ndiqet penalisht për evazion fiskal. Kompania e huaji rezulton se i ka borxh shtetit shqiptar rreth 230 milion lekë të vjetra. Bisnesmeni ka mbërritur në Shqipëri që në vitin 1998 dhe merret me të njëjtin aktivitet, ndërtimet, aq fitmiprurëse në vendin tonë. Identiteti i tij nuk mund të publikohet për arsye të sekretit hetimor, saktësojnë burimet nga grupi i hetimit. Gjitnjë sipas ekspertëve financiar, që merren me çështjen, thuhet se numërohen dhe shumë bisnesmenë të tjerë që nuk i kan shlyer detyrimet tatimore. Lista po bëhet gati dhe prokuroria, do të marrë veprimet e duhura hetimore.
Procedimi
Bisnesmeni ndërtues që do të procedohet penalisht mësohet se është vendosur përfundimisht në vendin tonë në vitin 1998. Burime të besueshme nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve si dhe hetuesit, bëjnë të ditur se i huaji ushtron me sukses në Shqipëri aktivitetin e ndërtimeve. Në 7 vitet e punës, ai nuk ka njohur ndonjëherë disfata dhe deri më tash ka qenë korrekt në shlyerjen e detyrimeve. Por, burimet refuzojnë të specifikojnë më konkretisht aktivitetin e investitorit. Pohohet se shuma që ai duhet të paguajë tek tatimet, arrin në 230 milion lekë të vjetra. Çka, konsiderohet mjaft e majme. Vetë fakti që ai ka qenë i suksesshëm deri më tash, do të cënonte reputacionin në aktivitetin e mëtejshëm. Aq më tepër kur nuk dihet ende nëse ka evazion për negliznencë në pagimin e taksave apo shmangie të mirëfilltë për të kursyer një dorë të mirë parash. Materialet në ngarkim të borxhliut ndaj shtetit që pretendohet të ndiqet në gjendje të lirë, do të përcillen në prokurori paraditen e sotme. Nuk dihet ende nëse krerët e organit të akuzës do të pranojnë të ndjekin penalisht binesmenin, apo do të mjaftohen vetëm me shlyerjen e borxhit ndaj shtetit. Ata do të shohin nëse ka elementë të veprës penale të konsumuar nga i denoncuari.
Hetimet
Bisnesmeni që ka një faturë jo të vogël për të shlyer nuk është i vetmi debitor nhdaj shtetit shqiptar. Të njëjtat burime shprehen se në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve numërohen një sërë personash juridikë që nuk kanë derdhur taksat për bisneset e tyre. "Ndonëse nuk mund të them emra konkretë, duhet të theksoj se kohët e fundit është kthyer në problem shmangia e pagesës së detyrimeve. Për një arsye apo për një tjetër, shumë pronarë bisnesesh, qoftë dhe të fuqishme, i kanë shuma marramendëse borxh institucionit tonë", thonë burimet. Sipas tyre, motivi kryesor i debiteve është bllokimi i parave në ndërtim apo xhirimin e mallit. E megjithatë, justifikimet nuk mund të merren parasysh nga autoritetet e tatimeve. "E rëndësishme është që askush nuk do të mbetet debitor tek ne, evazioni fiskal e pengon seriozisht punën tonë dhe varfëron arkën e shetetit. Ndaj, asnjë tolerancë në këtë drejtim. ", përfundojnë burimet.
Aurora Shkurti denoncon të fejuarin e motrës më polici
Një 18-vjeçare nga Uznova e Beratit ka denoncuar në polici kunatin e saj. Aurora Shkurti pretendon se është përdhunuar në datën 11 shkurt nga i fejuari e së motrës, Saimir Nallbani. Ekspertiza e kryer në trupin e vajzës konstaton se nuk ka shenja dhune. Hamendësohet për një seks të vullnetshëm mes të rinjve. I akuzuar ndiqet në gjendje të lirë nga prokuroria e rrethit të Fierit.
Ngjarja
Aurora Shkurti, e shoqëruar nga dy prindërit e saj ka denoncuar në komisariatin e policisë së Beratit Saimir Nallbanin nga Fierit. Burime nga drejtoria e këtij qarku shprehen se 18-vjeçarja ka rrëfyer se në datën 11 shkurt kishte shkuar për vizitë tek shtëpia e vjehrrit të motrës së saj më të madhe. "Ime motër është e fejuar me Saimirin, i cili banon në Fier. Unë isha atje për vizitë ditën e premte. Kur do ikja që andej për tu kthyer në Berat, kunati më tha se do më përcillte deri tek stacioni i autobusit. Pranova, pasi nuk ma merrte mendja kurrë se do të ndodhte ajo që ndodhi", dëshmoi para oficerëve të policisë gjyqësore vajza nga Uznova. Të njëjtat burime shtojnë se, sipas Shkurtit, Saimir Nallbani, që në çastet e para kishte shfaqur epshet e tij. Në vend që të merrte rrugën drejt stacionit të autobusit të Beratit, 24-vjeçari ishte drejtuar për nga Vlora. "I kërkova të kthehej. Nuk po merja vesh se çfarë po ndodhte. Iu luta Saimirit që të më çonte tek stacioni, por ai vazhdoi rrugën. Ulërimave të mia, ai nuk ua vuri veshin", vijon dëshminë Aurora Shkurti. Pak minuta pas nisjes, makina tip benz me targa FR 2520 C kishte ndalur në një cep të rrugës. Viktima shton se paskëtaj, duke përfituar nga errësira e plotë, kunati e kishte përdhunuar në sedilen e pasme të makinës. Pasi kishte kryer aktin seksual, Saimir Nallbani ishte rikthyer sërish në Fier dhe e kish shpënë Aurorën tek stacioni i autobusit, duke e këshilluar të mos ia tregonte askujt atë që ngjau mes tyre.
Hetimet
Vajza kishte mbërritur në shtëpi në mbrëmje vonë. Pa hezituar aspak ajo u kishte rrëfyer prindërve dramën e saj. Ata i kishin kërkuar së bijës detajet e ngjarjes dhe më pas e shoqëruan që të depozitonte kallëzimin në komisariatin e qytetit të Beratit. Ditën e shtunë, strukturat policore të qyteteve respektive shkëmbyen mes tyre informacionet. Efektivat e policisë kriminale të Fierit shoqëruan në orët e para të mëngjesit Saimir Nallbanin, i cili kishte luajtur rolin e të pafajshmit gjatë gjithë seancës pyetësore. Sipas 24-vjeçarit, mes tij dhe Aurora Shkurtit nuk kishte patur asnjëherë marrëdhnie seksi. "Nuk e kam prekur asnjëherë. Jam i fejuar me motrën e saj dhe nuk kam pse të hidhem nga kunata. Aurorën e kam përcjellë tek stacioni i autobusit të Beratit. Ajo mund të ketë bërë seks me ndokënd tjetër dhe më akuzon mua. Ndoshta kërkon të justifikojë para prindërve vonesën në shtëpi", dëshmon i akuzuari. Fjalët e tij i përligj në një farë mynyre dhe ekspertiza e mjekut ligjor. Sipas tij, në trupin e 18-vjeçares nuk ka shenja dhune dhe Aurora Shkurti ka rezultuar e defloruar prej një kohe të gjatë. Burimet nga drejtoria e policisë së Beratit, duke u konsultuar dhe me prokurorin janë të mendimit se mes dy protagonistëve të kësaj historie ka patur seks të vullnetshëm. Nuk dihen akoma arsyet që e kanë shtyrë Shkurtin të denoncojë kunatin. Sakaq, u vendos që Saimir Nallbani të ndiqet penalisht në gjendje të lirë dhe nëse Aurora do të tërheqë denoncimit, dosja do të mbyllet.