Kokëkrisuri i vargjeve që nuk mundet në shqip

16/02/2005 Skënder Sherifi
Edhe një kartolinë urimi nuk është në gjendje ta shkruaj në shqip, ndërsa një poet francez e akuzon për thyerje të kodit të gjuhës. Poeti Skënder Sherifi është hedhur këto ditë prap në qarqet letrare shqiptare me vëllimin poetik “Pasioni”, por të shkruar në origjinal në gjuhën frënge. Vetëm në këtë gjuhë mund të shkruaj poezi të vërtet, ndërsa ia ndez gjakun geni shqiptar. Ky vëllim poetik ka marrë vlerësime nga kritika perëndimore për skizofreninë e fantazisë, ndryshe shfrenim artistik, që Sherifi thotë ia “dedikon” faktit e të qenit shqiptar. Ndërsa krejt në të kundërt konstaton paradoksin se letrarët shqiptarë nuk e kanë atë forcë të genit në të shkruar sa e kanë në veprimet e jetës. Letërsi në korniza, me mision, e quan Sherifi krijimtarinë artistike të patriotëve të tij. Porse në këto tre-katër vite, gjithnjë e më shpesh po i imponohet lexuesit. “Unë jam pjesë e këtij populli, ndaj për këtë tregon ardhja ime e shpeshtë, dua t’i ofroj rinisë botën time”, thotë poeti.
Keni nxjerrë vëllimin poetik më të fundit “Pasioni”, që e prezantuat dhe në Shqipëri, por nuk duket për botën shqiptare pse?
Është një libër për një botë që nuk ekziston ende këtu, por besoj që brenda 50 vjetëve, kur rinia shqiptare të ketë dalë jashtë, kur të ketë thithur kulturat evropiane, universet dhe rrymat e perëdimit, do t’i rikthehet me një pasion të rrallë, ashtu siç e ka titullin libri.
Duket si diçka anormale koncepti juaj, në lidhje me vizionin e pasionit tuaj në poezi, madje, janë shprehur se keni thyer kodin francez të gjuhës?
Anormale është për këtu ky libër, ndërsa për atje nuk është aq. Megjithëse për atje e kam shtyrë këtë libër në kufijtë e anormalitetit, sepse e kam thyer gjuhën, kodin francez, gramatikën franceze, kam harmonizuar kimikisht gjuhën frënge me gjuhët e huaja, inserte spanjolle, gjermane, italishte, flamanishte, shqipe etj., duke ruajtur ritmin muzikal. Kam përzier stilet, influencat kulturale, shqiptare, me influencat kulturale të perëndimit, të cilat janë përzier plus me përjetimet e mia, sensacionet e dashurisë, të kafeve, guzhinave, udhëtimeve, takimeve dhe, atëherë del aty si rezultat final një kompleksitet i hatashëm, i pabesueshëm. Por për mua mrekullia që përjetoj është se e gjitha është një gjuhë, një stil, një muzikë, e përpiktë, e cila ka një kolonë vertebrale dhe ka një pikë qëndrimi në një vijë dhe, si të thuash, del një univers i pabesueshëm me një liri të pabesueshme, me një koncept absolutisht të pabesueshëm, edhe e pamundshmja bëhet e mundshme, duke u filtruar brenda një gjuhe, e cila është gjuha ime. Tani i gjithë problemi është t’i hysh kësaj gjuhe me mikroskop, për të studiuar imtësisht pjesë, pjesë se çfarë alkimia të brendshme ka.
Nga kritika e këtushme është cilësuar si një vëllim poetik surealist... Si e ndjeni këtë brenda jush, si alkimi e kësaj rryme?
Është surealiste si bazë, madje ia kalon atij, sepse përzihet surealizmi me realizmin, natyralizmin me gati gjithë rrymat e muzikës moderne, me insertet e gjuhës kinematografike, me reklama bie prap në botën shqiptare, kërcen dy mijë vjet në botën e shek.XXI, i kthehet prap mesjetës. Kjo do të thotë se është në një qarkullim univers, tamam si kulla e Babelit, që kërkon atë shpërthimin final.
Sillesh e nga sillesh, në gjithë këtë univers dhe në thelb ngulesh në të qenit shqiptar, çfarë shfrytëzon në këtë gen, për të cilën shkrimtarët këtu në Shqipëri as që e përmendin?
Edhe pse është një univers me referenca të jashtme si botë letrare, për këtë u kam thënë dhe francezëve, se mos të kisha atë anë të egërsisë shqiptare, nuk e kisha këtë tip poezie, mund të kisha një poezi më të salloneve, më të zbutura. E pikërisht, kjo ana shqiptare brenda një kulture kozmopolite, evropiane, botërore e universale, vjen nga gjenetika shqiptare, nga gjaku shqiptar, nga temperamenti, nënvetëdija shqiptare. Duke qenë trashëgimtar i kësaj gjenetike, e kam dhe unë, natyralisht desha apo nuk desha, të transplantuar mbi kulturën botërore apo evropiane. Kam të ngjitur kaosin shqiptar, çmendurinë shqiptare, vullkanitetin, por që është dhe ballkanike, si dhe anën improvizuese etj.
Por dhe të ngrohtë në të njëjtën kohë dhe gjithë këto anë të lejojnë drejt një shfrenimi dhe lirie totale. Shiko, shqiptarët si sillen këtu brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, të cilët bëjnë çdo gjë. Nuk kanë ndonjë kompleks apo tabu, vijnë futen, në të mirat dhe të këqijat, nuk ka ndonjë gjë që t’i ndalë, si të thuash morali, rregulli apo ligji.
Mos po flet për genin primitiv të shqiptarëve, se 50 vitet e diktaturës pësuan goxha devijime...
Sot janë shpërthyer gjithë këta zinxhir dhe prap kanë shkuar në genin primitiv të tyre. Por, fatkeqësia është se, në këtë liri, që e kanë sot shqiptarët në sjelljen e tyre, nuk duket në artin e tyre. Artin e kanë tepër të kornizuar, duket prap si e porositur e të kufizuar. Porse vetë si sjellje janë totalisht të shfrenuar.
Mos doni të thoni se shkrimtarët shqiptarë duhet të “shporren” një herë të gjithë jashtë dhe pastaj të kenë po të njëjtin guxim dhe në art?
Nuk e kuptoj këtë problem, sepse një komb që e ka këtë guxim veprimi në jetën e përditshme, si brenda Shqipërisë dhe jashtë, sepse nuk shoh ndonjë gjë që nuk e kanë tentuar shqiptarët, pse nuk e kanë këtë guxim dhe në art. Kjo më çudit. Kurse një spanjoll, italian, nëse ka një guxim për të bërë një jetë të shfrenuar, në Nju-Jork, Barcelonë apo në Romë, ai shfrenim i shihet dhe në letërsi dhe art. Kurse këtu shfrenimin që e kanë në jetën e tyre, nuk u duket në art, ky është paradoksi. Këtu e pyes veten pse? A është fakti që e konsiderojnë letërsinë si një gjë me mision të caktuar, siç ka qenë gjithë kohën këtu, apo se ku është problemi nuk e di. Nuk kam mundur ta zbërthej mirë këtë, por vetëm e kam konstatuar.
Mendoj shpesh se këtu ka shumë subjekte për të bërë letërsi, film, muzikë, pikturë dhe pse nuk arrijnë ta shprehin, çfarë i pengon. Kurse unë me këtë gjenetikën shqiptare të shfrenuar, barbare, e kam autorizuar veten në liri totale, që kam habitur dhe këto të perëndimit.
Vazhdon të shkruash poezi të vështirë për t’u kuptuar, por për lexuesin, si të huaj dhe shqiptar, ke parasysh se mund të jetë një rreth i ngushtë, i vështirë për të depërtuar?
Është vërtetë, vështirë për të depërtuar te lexuesi.
Lexuesi perëndimor është një klasë intelektuale e filtruar. Vërtetë që është një poezi e vështirë për t’u kuptuar, por ka një fat të mirë, se është një poezi fizike, funksionale, plot humor, edhe njerëzit që nuk e kuptojnë intelektualisht, e kapin si sensacion fizik dhe së pakti e ka një anë humoristike, që e bën të pranueshme si poezi. Edhe nëse nuk e kanë zbërthyer si sens. Kjo është një poezi që nuk i merr gjërat tragjikisht, me seriozitet. Është një poezi që ia lejon vetes çdo gjë. Këtu në Shqipëri, lexuesi është më i papërgatitur për këtë tip poezie, sepse këtu i është afruar lexuesit një literaturë tepër e kornizuar me tema.
Në këto tre katër vite keni hyrë shumë në qarqet letrare të këtushme, për të marrë poezinë tënde në dorë, për ta lexuar dhe reflektuar, ndërsa te lexuesi nuk ka aq shumë forcë imponuese, megjithëse jeni përpjekur mjaft për publicitetin tuaj?
Po, jam përpjekur shumë për publicitetin e poezisë time, kam ardhur shpesh për t’i ofruar rinisë shqiptare një botë tjetër. Ardhja ime këtu ka qenë për t’i thënë jo vetëm rinisë, por edhe këtij kombi, populli shqiptar që dhe unë jam pjesë e tij diku, dhe pse jam në një tjetër vend. Kam dashur t’ju them se i njoh, i dua dhe i çmoj, dhe se jam një pjesë e tyre, që dalloj nga bota ku unë jam zhvilluar, por kam mirënjohje ndaj jush. Tani erdha për t’ju thënë se po ju ofroj botën time, në një rast të tillë si Shën Valentini. Ndërsa tani, ju në doni ta lexoni, përktheni, studioni, është puna juaj.
Pse me titullin “Pasioni”, ç’është për ju?
Pasioni, sepse është kjo temë e deklinuar, e skajuar, e zhvilluar në të gjitha aspektet. Nga zero deri në infinit, në pafundësi, në të gjitha format e pasionit njerëzor dhe tokësor, të gjitha format e sintetizuar në këtë titull “Pasion”, për çdo gjë dhe për asgjë.
Punon me fjalën duke u njësuar me një medium biblik, çfarë të shtyn të mendosh se fjala në poezinë tënde shkaktohet në mënyrë instikte, pse e bën veten pjesë të kësaj natyre biblike?
Jam në këtë medium mistik, sepse në një anë vjen fjala dhe në anën tjetër e filtron me anën e muzikës, ose imazheve. Prej imazhit të lind fjala në brendësinë tënde. Prej një muzike në xhaz, nga saksofoni të vjen një ide, nuk e di as vetë pse. Mbi këtë të vjen një tjetër, duke u lidhur si valët, atëherë ti je në një ritëm, në një atmosferë kur je i pushtuar nga idetë dhe sensacionet. Pra, nuk nisesh nga ideja që e ke si koncept fillestar dhe pastaj po e mbush me strukturë. Po ta shohësh, e gjithë letërsia shqiptare është e ndërtuar mbi struktura e parime fillestare, teori, porosira e misione. Tek unë është subkoshienca, atmosfera, sensacioni që e ka diktuar rezultatin final. Nuk kam pasur asnjë ide se çfarë do të bëj, kam improvizuar mbi një liri totale. Nga kjo gjë del çudia, surpriza e poezisë dhe fuqia e saj. Se në fund të fundit, poezia duhet të ketë lirinë, shpirtin dhe muzikën.
E keni sjellë në frengjisht, varg shumë i vështirë për ta përkthyer në shqip. Keni projekte se kush mund të jetë përkthyesi i “Pasionit” në shqip?
Nuk e kam idenë për përkthimin, e “përkthen” ndoshta Fan Noli, apo Jusuf Vrioni, që ka pak kohë që na iku. Tani për tani, nuk jam në gjendje të them se kush mund ta përkthejë, përveç Edmond Tupjes dhe, me këtë mund të humb 50 për qind të tekstit.
Mirë për të lexuar, por dhe për të përkthyer, pse e bëni kaq të vështirë, nuk keni besim? Mos po del në teorinë e Ginsbergut, që i urren përkthyesit?
Jo, se nuk kam besim, por është gjuha e komplikuar që nuk ka ekiuvalent në shqip. Këtu është problemi, nuk kam dyshim tek Tupja.
Por nuk është se i urrej përkthyesit, por është problem vërtet, sepse këto kanë shtresa, lojëra, struktura komplekse në brendësi. Dhe nuk e di a ekzistojnë ekuivalenca, është një problem i gjuhës shqipe në transfuzim me një tjetër gjuhë, që ka një histori, si gjuha frënge që ka traditë, dhe është ballafaquar me shumë rryma dhe influenca. Kjo është shumë e vështirë.
Për të hyrë të gjitha lëvizjet e mëdha të artit botëror dhe në shqip, duhet ripasuruar të gjithë fjalorin shqip, sepse ka leksikologji që nuk mund t’i gjesh në shqip, apo lojëra fjalësh që nuk i transfuzon dot. Kam idenë se për librin tim duhet një komision përkthyesish që të ulen, të lodhin kokën, të diskutojnë ekuivalencat se si t’i japin zgjidhje. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por tani për tani është vështirë të ndodhë.