E Hënë, 2 Nëntor 2026

Valbona Çoba

16/02/2005  Hollivudi, një realitet për supermodelen

'Hitch', filmi i saj i parë në Hollivud

Valbona Çoba arrin një ëndërr. Pas filmit të saj të parë në Hollivud, ajo luan në një rol episodik në komedinë e fundit të Hollivudit, me protagonist të mirënjohurin Will Smith, një film që pas katër ditësh, në sallat e kinemasë ka "korrur" plot 45 milionë USD

Kur dikush synon diçka me ngulm e arrin. Kjo është mëse e vërtetë për supermodelen dhe aktoren shqiptare Valbona Çoba. Eshtë e vështirë për t'u perceptuar, por është një realitet, madje, një relitet i gëzueshëm, jo vetëm për Çobën, por për të gjithë bashkëkombasit e saj, kudo ku ndodhen. Mund të thuhet pa frikë që ajo arrin një "rekord", pasi do të jetë e para shqiptare, e lindur në Shqipëri, që kalon "harkun e triumfit" dhe hyn në industrinë më të madhe të botës, në Hollivud. Pas një pjesëmarrjeje në filmin indian "Jo Bole So Nihaal" (Vështrim tinëzar), ku ajo luan përkrah disa nga emrat më të mëdhenj të kinematografisë indiane dhe jo vetëm (Sunny Deol, Thomas Tevana, Gary Castro Churchwell), filmi, i cili ka mbyllur xhirimet në 24 dhjetor, Valbona Çoba ka bërë një hap gjigand në karrierën e saj të aktrimit. Ajo luan një rol episodik në komedinë romantike "Hitch", e cila ka dalë në datën 11 shkurt në sallat e kinemasë në SHBA. Filmi ka kapërcyer të gjitha parashikimet, duke arkëtuar plot 45 milionë USD.

Ky prodhim i ri hollivudian ka për protagonist aktorin e mirënjohur të filamve komikë dhe të aksionit, Will Smith. Përveç Smith, në film luajnë edhe emra të tjerë të njohur, si Eva Mendes, Kevin James, Amber Valletta etj., me regjisor Andy Tennant. Eshtë për t'u theksuar se, Smith është edhe një nga producentët e filmit. Ndoshta është ende herët për të folur për një karrierë në gjigandin e industrisë së filmit, por Çoba ka dhënë shenja të pakontestueshme të talentit të saj. Vetëm para pak kohësh, ajo u prezantua para publikut me monodramën "Xhordi", nën regjinë e Kiço Londos dhe, që në këtë rol të parë spektatori dhe kritika veçuan interpretimin e saj plot pasion, forcë dhe një plastikë për t'u admiruar. Vetë Çobo është shprehur shumë herë se aktrimi zinte një vend të rëndësishëm në jetën e saj. Arritja e saj e fundit është realizimi i një ëndrre, që, ndoshta do të vazhdojë me më shumë sukses në të ardhmen. Vetë Valbona pritet të vijë në Shqipëri për të realizuar dy projekte teatrale, tepër ambicioze, me regjisorin Kiço Londo. Një projekt është dramatizimi i veprës dramatike "Closer", që, aktualisht po shfaqet në kinema "Milenium", një ekranizim që ka për protagonist Julia Roberts dhe Jud Law. Ndërsa për projektin e dytë, si Çobo, ashtu edhe Londo, i mbajnë "kartat e mbyllura".

www.valbonacoba.com

Prej disa kohësh, Valbona ka "braktisur" Nju-Jorkun për të shkuar drejt qytetit të ëndrrave, Los Anxhelos, që mesa duket i plotësoi asaj një prej tyre, të luante në Hollivud. Një personalitet në fushën e modës, Çobo synon të shndërrohet në një të tillë edhe në botën e artit të shtatë. Site në internet ëëë.valbonacoba.com, u krijon mundësinë të gjithëve që të njohin të gjitha pozimet e saj në fushën e modës, por, edhe në të njëjtën kohë një mundësi për të komunikuar me artisten shqiptare. Me kënaqësi mund të shikosh Valbonën në një seri fotografish, nga më sensualet e deri te më të "pafajshmet". Përpos kësaj, të gjithë mund të njihen me arritjet e saj në këtë profesion, në disa drejtime, si atë të modës, publicitetit, me portrete të saj apo edhe kopertinat e revistave, për të cilat ajo ka pozuar. Në të gjithë atë mori fotosh që prezantohen në internet, ajo ç'ka të bie më shumë në sy është aftësia për të krijuar profile nga më të ndryshmet, kaq shumë sa të krijohet bindja se nuk është një njeri i vetëm.

Prezantimi në internet i filmit:

Jo Bole So Nihaal (Një vështrim tinzar) (2005)

Directed by

Rahul Rawail

Genre: Action

Status: Post-production

Comments: Filming concluded on December 14th, 2004

Status Updated: 21 December 2004

Cast:

Sunny Deol .... Nihaal Singh

Thomas Tevana .... Manoj Bhatnagar

Gary Castro Churchwell .... Agent Patrick Sykes

Kamaal Khan .... Romeo

Shilpi Mudgal .... Satinder/Suzanne

Nupur Mehta .... Liza

Valbona Çoba .... Agent Tevana

Alex Alexander .... FBI Agent

Shilpi Sharma .... Satindar/Suzanne

Country: India

Language: Hindi

Color: Color

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›