Lokali pranë prefekturës së Durrësit“legalizohet” për pritjen e popullit
16/02/2005 Institucionet shtetërore pa ambiente e zyra
DURRËS - Drejtues të disa institucioneve shtetërore në Durrës detyrohen të presin qytetarët jo në zyrat e shtetit, por në klube e lokale. Fakti i pazakontë nuk ka të bëjë me përkushtimin e drejtuesve të këtyre institucioneve, por me mungesën e kushteve të punës. Këtë fat prej disa kohësh e kanë Agjencia Rajonale e Mjedisit, Inspektoriati Shtetëror i Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të tjera si dhe Inspektoriati i Pajisjeve nën Presion. Në këto kushte, të mbetur pa strehë, drejtuesit e këtyre institucioneve lënë takime me qytetarë në lokale, madje tashmë një lokal i tillë afër prefekturës së Durrësit është “legalizuar” si i tillë prej shumë kohësh.
Agjencia Rajonale e Mjedisit ka qenë fillimisht në godinën e prefekturës dhe pasi u detyrua të lirojë mjediset, u transferua
në godinën e Bashkisë së Durrësit. Por edhe këtu nuk zgjati shumë kohë prania e kësaj zyre, pasi me të filluar rikonstruksioni i bashkisë, drejtori i kësaj zyre, Ilir Qesja, u detyrua të lirojë vendin. Sipas tij, i takon Ministrisë së Mjedisit të sigurojë fondet për të marrë me qira një zyrë, ose për të bërë marrëveshje për strehimin e kësaj agjencie në një nga godinat shtetërore. Ndërsa Bashkia e Durrësit e ka pasur të vështirë të sigurojë një zyrë për agjencinë, pasi nuk ka vende të lira, krejt ndryshe qëndron me mjediset e prefekturës dhe qarkut.
Sipas burimeve nga prefektura, mësohet se në godinën 5-katëshe ka mjedise të lira, madje edhe jashtë funksioni prej viteve. Por nuk është vetëm godina e qarkut dhe e prefekturës, të cilat kanë të gjitha mundësitë e sistemimit të tyre. Edhe Drejtoria Ekzekutive e Autoritetit Portual në Durrës ka mjaft mjedise të lira. Kjo e fundit është treguar e gatshme të lirojë vend, por me kushtin e vetëm që këto institucione të paguajnë qira.