Bllokohen kolektorët, fundosen në ujë banesat e Porto Romanos

16/02/2005 Shtabi i emergjencës indiferent, pret të pushojë shiu
DURRËS - Një pjesë e banesave të ndërtuara në Porto Romano të Durrësit janë përmbytur për të tretën herë brenda një muaji. Që nga mesi i muajit janar, një sipërfaqe e tërë toke e populluar vitet e fundit nga banorë të ardhur nga rrethe të ndryshme, është mbuluar nga uji dje, ndërkohë që kjo situatë ka izoluar familje të tëra. Bllokimi i kanaleve dhe tumbinave në një pjesë të tyre, të cilët derdhin ujin drejt kolektorëve kryesor, ka bërë që shumë familje të fundosen në ujë. Banorët, të cilët kanë thënë se uji nga banesat e tyre largohet vetëm pasi të pushojnë reshjet pas disa ditësh, ndërsa janë shprehur se shkaku për pëmbytjen duhet kërkuar te hidrovori si dhe te pushteti vendor.
Sipas tyre, jo të gjitha pompat funksionojnë, si pasojë e defekteve të vazhdueshme, ndërkohë që një shkak tjetër i kësaj situate, e cila është bërë e paduruar për familjet e ardhura, është edhe ndërprerja e energjisë elektrike.
Banorët ndihen të fyer edhe nga pushteti vendor, pasi shtabi i emergjencës nuk ka marrë asnjë masë. Sipas tyre, anëtarët e shtabit të emergjencës pranë prefekturës së Durrësit vizitojnë zonën e përmbytur vetëm kur përmirësohet gjendja. Ndonëse këto familje janë ndër më të varfërat në Durrës, që përballen edhe me papunësinë e theksuar, atyre nuk u është afruar asnjëherë asnjëlloj ndihme dhe kjo, sipas banorëve, për faktin se janë lënë jashtë vëmendjes nga indiferentizmi dhe përçmimi i pushtetit. Madje, ata janë shprehur të revoltuar për deklarimet e bëra nga
shtabi që mohojnë përmbytjen e shumë familjeve në ditë të tilla si ajo e djeshme.
Dje, pas reshjeve të shiut, që sipas punonjësve në hidrovorin e Porto Romanos, kanë regjistruar deri në 80 mm, uji ka pushtuar shumë banesa, kryesisht në afërsi të hidrovorit, banesa të cilat gjenden nën nivelin e detit. Por e njëjta situatë e vështirë është ndier edhe në shumë banesa të tjera në Kënetë, Plazh e Shkozet. Nga shtatë pompa të hidrovorit në gjendje pune, dje kanë qenë gjashtë, ndërsa një tjetër, për shkak të defektit ishte në riparim.
Spas pohimeve të punonjësve të hidrovorit, mësohet se, problem paraqesin bllokimi i zgarave si pasojë e prurjeve të shumta të materialeve urbane dhe inerte.