E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndalohet, tentoi të vriste ish-gruan

16/02/2005  Tenton të vrasë ish-gruan, përfundon në prangat e policisë. Efektivat e policisë kriminale të komisariatit nr 1 arrestuan mbrëmjen e së hënës Rifat Gosenin. 47-vjeçari nga kryeqyteti ka dashuar të ekzekutojë me mjete të forta ish bashkëshorten e tij. Burime zyrtare nga drejtoria e qarkut rrëfejnë se Goseni ka qenë martuar për shumë vjet me Afërdita Topallin dhe kanë pak kohë që janë divorcuar. Por, duket se i arrestuari nuk e ka kapërdirë dot faktin se mbeti i vetëm. Ka shkuar për tu sqaruar me të, por Topalli ka refuzuar të bisedojë e jo më të rikthehet me të. Pas shkëmbimit të batutave të shpara dhe fyese mes tyre, Rifat Goseni nuk ka mbajtur më dhe e ka goditur 41-vjeçaren me mjete të forta, shkurt me çfarë i zuri dora rreth e rrotull. Paskëtaj, ëhstë larguar menjëherë për të shmangur prangosjen. Topalli, e ndihmuar nga familjarët e saj është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Bluzat e bardha e kanë parë të arsyeshme që pas mjekimit të qëndronte në banesë. Më pas, e lënduara ka denoncuar në komisariatin nr 1 dhunën e ish-bashkëshortit, i cili u ndalua pak orë më pas nga uniformat blu. Ai nuk ka precedent të mëpareshëm penal dhe ka 10 klasë shkollë. Materialet në ngarkim të tij iu drëguan prokurorisë për hetime të mëtejshme. F.Bramo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›