E Diel, 1 Nëntor 2026

Denoncim me postë, Bushati e gjen Prokurorinë mbyllur

• Të hënën në mëngjes, një postier i Postës Shqiptare do të dorëzojë në zyrat e Prokurorisë së Kurbinit, një zarf të firmosur nga Besnik Bushati.MAMURRAS/ Roland NikolliEshtë pikërisht padia ndaj institucionit të policisë, që kryefamiljari nga Fushë-Mamurrasi fajëson për vdekjen e vajzës së tij 2.5 muajsh. Ngjarja është shënuar katër ditë më parë, ku sipas pretendimeve të prindërve, vajza e vogël gjeti vdekjen si pasojë e mosushqyerjes, ndërkohë që prindërit mbaheshin në komisariat për të dhënë sqarime në lidhje me një lopë.Avokati Ali Paja, së bashku me kryeplakun e fshatit Fushë–Mamurras, Bashkim Likën dhe Besnik Bushatin, kanë postuar me anë të Albapostës denoncimin ndaj policisë së këtij rrethi. Sipas avokatit Ali Paja, denoncimi është dërguar me postë, pasi familja e vajzës 2.5 muajsh që ka vdekur, kishte të tretat e mortit dhe ishte te varri i të bijës. Në këtë, kryefamiljari Besnik Bushati është vonuar dhe nuk ka shkuar në kohë në prokurori, duke e gjetur mbyllur atë. Sipas avokatit Paja, Besniku ka shkuar vetëm 10 minuta me vonesë, por Prokuroria ka qenë e mbyllur. “Duke qenë se edhe nesër (sot) është pushim, unë së bashku me kryeplakun e fshatit dhe Besnik Bushatin kemi kryer formuluar denoncimin në bazë të dëshmisë së 27-vjeçarit Bushati, duke ngritur edhe akuzat përkatëse ndaj policisë së Kurbinit. Në këtë mënyrë vendosëm që padinë ndaj policisë ta dërgonim në prokurori me postë”. Tri janë akuzat që avokati i familjes Bushati, Ali Paja, ka ngritur ndaj policisë së Kurbinit. E para është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e veprimeve arbitrare; e dyta është shkelje e Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut; dhe e treta është ajo e shkeljes së parimeve humanitare. Po dje, shefi i komisariatit i policisë së Kurbinit nuk ka pranuar të deklarohet për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë,ku një foshnjë 2.5 muajsh nga fshati Fushë-Mamurras i rrethit të Kurbinit ka humbur jetën, pasi nëna e tij që e mëkonte me gji është mbajtur në Komisariatin e Policisë së Laçit për 10 orë. Ky ka qenë edhe pretendimi i dy prindërve, që një ditë më parë është hedhur poshtë nga ana e policisë, duke deklaruar se familjarët kanë qëndruar shuma pak në polici, vetëm disa minuta. Fakti tronditës është bërë i njohur dy ditë më parë nga babai i vajzës së vdekur, Besnik Bushati. I shokuar nga humbja e së bijës, Kristianës, 27-vjeçari ka deklaruar se shkaktare e dramës së tij familjare është policia e Laçit, e cila e ka mbajtur atë së bashku me bashkëshorten në polici për dhjetë orë. Sipas Bushatit, ndonëse bashkë me gruan kishin kërkuar që t’i linin të lirë, pasi jo vetëm ishin të pafajshëm, por edhe kishin lënë vetëm në shtëpi katër fëmijët e tyre të mitur, policia i ka mbajtur “peng” nga mëngjesi deri vonë pasdite. Ai u shpreh se ishte tepër vonë kur u kthyen në banesë, pasi vajza e vogël e lidhur në djep ishte e këputur dhe me temperaturë. Dy bashkëshortët Bushati kanë shkuar mëngjesin e së martës për të vizituar në qendrën shëndetësore të qytetit të Mamurrasit vajzën e tyre të vogël, por pa mundur dot ta mbajnë në jetë fëmijën e tyre.Familja Bushati, skamja e pesë frymëve që flenë bashkë me deletFatkeqësia duket se është pjesë e pandashme e familjes së Besnik Bushatit. Shumë i ri për të pasur katër fëmijë, (që nga e diela ka një më pak), djaloshi 27-vjeçar, që nuk di të shkruajë e të lexojë, erdhi para 8 vitesh nga fshati Shëngjin i komunës së Fanit në Mirditë, për t’u vendosur në fshatin Fushë-Mamurras. Por edhe në këtë vendbanim të ri, kushtet e rënda të jetesës nuk i janë shmangur për asnjë çast. Ndonëse ka shpresuar për një jetë më të mirë, varfëria, skamja dhe papunësia e kanë shoqëruar atë edhe gjatë këtyre tetë viteve që jeton në fshat. Duket qartë se fukarallëku ka ndikuar shumë edhe në vdekjen e vajzës 2.5 muajsh. Mjeku pediatër që e ka vizituar fëmijën, menjëherë ka deklaruar se fëmija kishte probleme shëndetësore që i kishin ardhur nga kequshqyerja prej kohësh. Pra, jo vetëm gjatë orëve që familja kishte qenë në polici, por gjatë 2 muajve e gjysmë jetë të vogëlushes Kristiana, ajo nuk është ushqyer aspak mirë, duke pasur një shëndet mjaft të dobët.Familja e Besnik Bushatit banon në një godinë njëkatëshe me vetëm dy dhoma. Në njërën prej tyre qëndron bashkë me bashkëshorten dhe katër fëmijët, ndërsa në dhomën tjetër “bujtin” tri dele. Dhoma ku qëndrojnë bagëtitë me dhomën ku qëndron me familjen e tij nuk ka ndarje, sepse mungon dera që ta kryejë këtë rol. Mbuloja e shtëpisë është me llamarinë, ndërsa dritaret i ka të mbyllura me plastmas. Ai është i papunë së bashku me bashkëshorten, ndërsa punon si hamall kur të gjejë punë, duke mos pasur ndonjë profesion që mund të mbajë fëmijët. Eshtë 27 vjeç, por i është dashur të kujdeset për 4 fëmijët, tashmë të mbetur tre pas vdekjes së vajzës së vogël 2 muajsh e gjysmë. Djali më i madh i Besnikut është Vasili, 6 vjeç, i cili për shkak të pamundësisë për të blerë libra e fletore nuk e ka nisur fare klasën e parë. Pas Vasilit është djali tjetër 1 vit më i vogël dhe më pas dy vajzat. Akuzat ndaj policisë

Shpërdorim të detyrës dhe veprime arbitrare
Shkelje e Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Shkelje e parimeve humanitare

mjekuS’kishte shpresaFran Picaku, mjeku që ka vizituar të miturën 2.5 muajshe, sapo e ka parë ka vënë re te ajo shenjat e kequshqyerjes. “Mbaj mend se ka qenë mëngjes, sapo kam ardhur në punë, kur ka ardhur Besnik Bushati me gjithë fëmijën në dorë në gjendje të rëndë”, është shprehur mjeku Picaku. Sipas deklaratave të mjekut, në momentet që ka ardhur fëmija ishte në efektet e hipertensionit dhe vuante nga mungesa e theksuar e ushqimit. Gjithashtu kishte edhe temperaturë. “Jam munduar që ta mbaj në jetë, por koha që kishte kaluar ishte e madhe për një fëmijë në të tillë moshë. Po kështu them se edhe vështirësitë ekonomike të familjes për ta trajtuar me kujdes fëmijën kanë ndikuar në shëndetin e saj të dobët, që tashmë kishte formuar. Nisur nga gjendja kur fëmija erdhi në spital, unë mund të them se fëmija ka vdekur nga hipertensioni dhe mungesa e ushqimit”, ka përfunduar deklaratën e tij mjeku Picaku.                                shefi“Ja dokumentacioni”Shefi i krimeve Martin Dona, është shprehur për gazetën një ditë më parë, se gjithçka është e dokumentuar përsa i përket marrjes në pyetje, kohës së qëndrimit dhe personave që thirrur për të dëshmuar. “Kërkuam vetëm Besnikun që të paraqitej për të dëshmuar, por ai ka ardhur së bashku ne bashkëshorten. Ne kemi pyetur se përse e kishte marrë gruan dhe na është përgjigjur se nuk dinte të lexonte dhe as të shkruante. Nisur edhe nga fëmijët e mitur që kishte nuk është mbajtur më shumë se 30 minuta në polici dhe i kemi lënë të lirë, pas firmosjes së dëshmisë”, pohon shefi i krimeve. Sipas tij, policia nuk ka dijeni për vdekjen e fëmijës dhe për më tepër ndaj policisë të jetë ngritur një padi, pasi është zbatuar me përpikmëri ligji dhe nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›