E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango dorëzohet: Do të firmos statutin!

• Ministri i Turizimit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, Ylli Pango pranoi të plotësojë kërkesën e FIFA-s për nënshkrimin e statutit të FSHF-së, pak ditë përpara përfundimit të ultimatumit të saj, të përcaktuar më datën 21 shkurt.Ai pranoi faktin se do të firmosë statutin e Federatës Shqiptare të Futbollit brenda javës së ardhshme, por se grupi i auditit nuk do të heqë dorë nga kontrolli i financave të FSHF-së. Përfaqësuesit e shtetit shqiptar kanë reflektuar mbi gjendjen e krijuar dhe kanë vendosur të mos rrezikojnë duke shkaktuar përjashtimin e Shqipërisë nga dy organizatat ndërkombëtare te futbollit, FIFA dhe UEFA. “Drejtuesit dhe specialistët e Drejtorisë së Sporteve në ministri kanë marrë porosi unë për të hyrë menjëherë në bisedime me Federatën Shqiptare të Futbollit, me drejtuesit e saj dhe ekspertët që brenda dy ditësh të arrijnë në një konvergjencë mendimesh për statutin të cilin unë do ta firmos javën që vjen. Nuk ka asnjë arsye që të mos gjejmë gjuhën e përbashkët. Unë besoj se nuk ka pika që të pengojnë në marrëveshjen dhe nënshkrimin që unë do ta bëj brenda javës së ardhshme”,- tha ministri Pango. Megjithëse kreu i MTKRS-së është treguar i gatshëm për të firmosur statutin përpara datës së fundit të vendosur nga ndërkombëtarët, ai ka thënë se auditimi në FSHF nuk do të ndërpritet, ndonëse institucioni që ai drejton nuk do të kalojë kompetencat. “Kontrolli duhet të vazhdojë. Nuk do të prekë absolutisht asnjë fond që vjen nga FIFA apo UEFA, në formë donacioni apo të çdo forme tjetër”, - ka thënë Pango.21 shkurtështë afati i fundit i lënë nga FIFA për MTKRS-në, ku i ka kërkuar ministrit Pango të nënshkruajë statutin e FSHF-së, ose do ta përjashtojë Shqipërinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›