E Shtunë, 31 Tetor 2026

Han sheh Canën e Bogun,lë “jashtë” Bushin

• Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han do të jetë i pranishëm nesër në Livorno për të parë nga afër Erjon Bogdanin në ndeshjen Livorno-Xhenoa në orën 15.00.Jetmir Halilaj  Ai do të jetë i pari futbollist që tekniku Ari Han do të vëzhgojë në turin që do të ndërmarrë për të parë nga afër legjionarët kuqezinj. Sipas formacioneve paraprake të publikuara nga media italiane, sulmuesi shqiptar nuk do ta nisë si titullar ndeshjen kundër Xhenoas, por Bogdani megjithëse ka shprehur dëshirën se dëshiron të luajë me çdo kusht, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se kjo vizitë e teknikut Han nuk do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në skuadrën kuqezi. “Unë dua të luaj në këtë ndeshje dhe të jap maksimumin tim, por zgjedhjet i bën trajneri dhe ai na i komunikon ato pak minuta para se të fillojë takimi, kështu që nuk mund të them me siguri nëse do të jem që nga minuta e parë. Do të më vinte mirë që ta nisja si titullar për t’i treguar edhe trajnerit Han se jam në një formë shumë të mirë. Megjithatë nuk shqetësohem shumë edhe nëse do të jem në stol, pasi kemi të bëjmë me futboll të nivelit shumë të lartë ku konkurrenca është shumë e madhe. Jam i bindur se Ari Han e di këtë dhe nuk mendoj se kjo vizitë nuk do të ndikojë në zgjedhjet e tij në të ardhmen. Unë e kam treguar se kush jam”, ka thënë bomberi për “Panorama”. Bogdani do të ketë edhe një takim me trajnerin pas ndeshjes. “Do të jetë një takim që do të na shërbejë si prezantim mes nesh dhe përpos kësaj do të flasim edhe për projektet që ka trajneri për skuadrën”, ka thënë sulmuesi. CanaMenjëherë pasi të ketë përfunduar takimi me Erjon Bogdanin, trajneri Ari Han do të udhëtojë drejt Francës për të ndjekur nga afër mesfushorin Lorik Cana në ndeshjen Nisë-Olimpik Marsejë që zhvillohet ditën e diel në orën 20.55. Trajneri do të bisedojë personalisht me Canën pas ndeshjes. Më pas trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit do të mbërrijë në Shqipëri për të vijuar turin e tij në vëzhgim të lojtarëve të ekipit Kombëtar. Trajneri holandez do të mbërrije në Tiranë më datë 16 shkurt ku do të qëndrojë për pesë ditë dhe do të ndjekë disa ndeshje të kampionatit kombëtar. Në datë 21 shkurt Han do të udhëtojë drejt Selanikut ku do të vëzhgojë lojtarin Kristi Vangjeli. Në javën e parë të marsit trajneri do bëjë një vizitë pune në Karlsruhe për të ndjekur nga afër Edmond Kapllanin dhe më pas do të udhëtojë në Hanover për të vëzhguar seancat stërvitore të mesfushorit Altin Lala. Më datë 9 mars Arie Han do të vëzhgojë në Volfsburg ndeshjen Volfsburg–Kotbus ku aktivizohet mesfushori Ervin Skela. ‘Të paprekshmit’Kjo është hera e parë që një trajner i Kombëtares shqiptare shkon të shikojë nga afër lojtarë të Kombëtares shqiptare, të cilët deri pak kohë më parë konsideroheshin si të padiskutueshëm. Qëllimi i Ari Hanit nuk është vetëm që të shohë gjendjen e tyre, por edhe të flasë me ta Tekniku kuqeziAri Han do të udhëtojë drejt Selanikut më 21 shkurt për të parë nga afër dhe për të takuar Kristi Vangjelin që luan te Aris, por me një nga skuadrat e këtij qyteti (Apollon Kallamaria) luan edhe Alban Bushi, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, të cilin ai nuk ka në plan ta takojë dhe as ta shohë në ndonjë ndeshje. Ky mund të jetë një sinjal i qartë për sulmuesin 31-vjeçar se aventura e tij në përfaqësuese mund të jetë drejt fundit. Bushi edhe edicionin e kaluar pati probleme, megjithëse më pas tekniku Bariç vendosi ta thërriste sërish në skuadër. ‘Loku’ fajësoi drejtuesit e FSHF-së se qëllimisht nuk i kishin dhënë emrin e tij teknikut Bariç. Mesfushori Edvin Murati është ‘divorcuar’ zyrtarisht me futbollin e luajtur. Gjithçka është konsumuar dje, teksa në mënyrë konsensuale, mesfushori ka vendosur të prishë kontratën me klubin grek të Panserraikosit, ku është aktivizuar gjatë periudhës së fundit. Lojtari prej kohësh i ka munguar fushave të lojës, por dje i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij me “topkëmbën”. “Mendoj se kishte ardhur momenti për të marrë një vendim të tillë,  ka thënë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare. Tani do të merrem me bizneset e mia”. Klubi i Panserraikosit mësohet se do të organizojë një ndeshje lamtumire të hënën, për nder të futbollistit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›