E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nëna e vajzës s’u thirr në polici”

• Nëna e vajzës 2-muajshe që vdiq në Fushë-Mamurras nuk është thirrur në polici.Trazhgim SokolajKy është përfundimi në të cilin kanë arritur oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët filluan hetimet dje në mëngjes pas akuzave të prindërve se, fëmija kishte vdekur nga mungesa e ushqyerjes si pasojë e mbajtjes në polici të nënës së saj. Burime zyrtare nga zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme, konfirmuan dje për gazetën “Panorama” se, dy oficerë të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm nga qendra, si dhe zyra e SHKB-së në policinë e Lezhës ka zhvilluar hetime për akuzat që  prindërit e fëmijës së vdekur kanë bërë në adresë të organeve të rendit. Nga hetimet e zhvilluara gjatë gjithë ditës së djeshme është konfirmuar se, nëna e fëmijës së vdekur jo vetëm që nuk ishte mbajtur pa dëshirën e saj në polici, por as ishte thirrur të paraqitej në rajonin e policisë së Kurbinit. Ministria e Brendshme ka marrë në pyetje të gjitha palët, duke përfshirë edhe mjekun që kishte vizituar vajzën e vdekur 2-muajshe.   HetimiVerifikimi i procedurave të ndjekura nga policia e Kurbinit duket se kanë qenë veprimet e para hetimore të oficerëve nga Ministria e Brendshme. Ata kanë verifikuar gjithë dokumentacionin e mbajtur nga rajoni i policisë dhe kanë marrë në pyetje të gjithë punonjësit e komisariatit të Kurbinit. Më pas oficerët kanë marrë kontakt edhe me familjarët e fëmijës së vdekur, si dhe me mjekun që kishte ekzaminuar fëmijën 2-muajsh. Sipas hetimeve, ka rezultuar se më 3 shkurt 2008, rreth orës 01:15 pas mesnate komisariati i policisë së Kurbinit është lajmëruar për vjedhjen e një bagëtie, lopë, në pronësi të shtetases Vitore Ndue Pistja, banues në Fushë-Mamurras. Ajo ishte zgjuar natën dhe nuk kishte gjetur lopën në vendin, ku e kishte lënë në mbrëmje dhe menjëherë ka lajmëruar në telefon inspektorin e zonës. Ky i fundit është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, mirëpo pronarja e lopës duket se nuk ka pritur shumë dhe ka marrë rrugën për në polici. Jo shumë larg banesës së saj, ajo është takuar me inspektorin e policisë që po shkonte në vendngjarje pas lajmërimit për humbjen e lopës. Pronarja e bagëtisë bashkë me inspektorin e policisë kanë filluar të kërkonin lopën. Ajo është gjetur jashtë rrethimit të shtëpisë së komshiut të pronares së lopës, në një kopsht duke ngrënë në kopshtin e lakrave. Pronarja e lopës ka pretenduar se bagëtia ishte vjedhur nga komshiu i saj Besnik Bushati. “Lopa u gjet në afërsi të banesave të shtetasve Besnik Bushati dhe Ndue Deda”, tha policia. Në këto kushte inspektori i zonës duke qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve mes komshinjve, u kërkoi atyre të paraqiten të nesërmen në komisariatin e Kurbinit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.    Në policiNga verifikimi i dokumentacionit por edhe nga kontakti me banorët e Fushë-Mamurrasit, oficerët e Ministrisë së Brendshme kanë sqaruar se personat e thirrur në polici kanë qenë: Jak Leka, Dritan Leka, Besnik Bushati, babai i fëmijës së vdekur, Ndue Deda, banorë të zonës dhe pronarët e lopës Nikollë Pistja dhe Vitore Pistja. Sipas hetimeve, të nesërmen rreth orës 08:00 në komisariatin e policisë Kurbin, mes personave që ishin thirrur të shkonin aty është paraqitur me dëshirën e saj edhe Davita Bushati. Inspektori i policisë i ka bërë me dije asaj dhe bashkëshortit të saj Besnik Bushati se, gruaja e tij nuk ishte thirrur në polici. Sipas hetimeve, gruaja ka këmbëngulur të ishte e pranishme gjatë momentit të marrjes në pyetje të bashkëshortit të saj, pasi ishte merakosur për këtë situatë dhe donte të shikonte çfarë do të firmoste i shoqi. Procedura e marrjes në pyetje dhe pajtimit të të gjithë personave që ishin thirrur në polici ka zgjatur deri në orën 09:30 të datës 3 shkurt. Në këtë kohë banorët e zonës, përfshi edhe prindërit e fëmijës së vdekur janë nisur për në vendbanimin e tyre. Kur janë kthyer në shtëpi, rreth 40 minuta pas largimit nga policia, prindërit e fëmijës 2-muajsh që ishte lënë tek gjyshja e tij, kanë konstatuar se ai po qante. Ata kanë marrë fëmijën dhe kanë shkuar tek mjeku i zonës. Ky i fundit, i cili u mor në pyetje nga oficerët e Ministrisë së Brendshme ashtu si dhe prindërit e fëmijës, u ka pohuar atyre se vajza 2-muajshe duhej shtruar në spital. Mjeku ka thënë së fëmija kishte lindur nën peshë dhe se përgjatë dy muajve nuk kishte shtuar asgjë në peshë. Ai ka këmbëngulur për shtrimin e fëmijës në spital, por prindërit i kanë pohuar se nuk kishin mundësi financiare ta bënin një gjë të tillë. Rreth orës 17:00 të ditës së diel, më datë 3 shkurt fëmija ka vdekur.6 personajanë thirrur në policinë e Kurbinit pas humbjes së lopës në Fushë-Mamurras. Mes këtyre personave nuk ka qenë nëna e vajzës së vdekur15 minutamësohet se ka qëndruar në ambientet e policisë nëna e vajzës së vdekur. 90 minuta ka zgjatur procedura e marrjes në pyetje të gjashtë personave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›