Lëngu i rrepës së kuqe, mban nën kontroll presionin e gjakut
• Ndoshta nuk është i shijshëm si një gotë verë, por 500 ml lëng rrepe të kuqe në ditë, arrin të mbajë nën kontroll presionin e gjakut, madje një orë pasi është pirë.Aida MalajTë paktën ky është konkluzioni i një studimi britanik, të publikuar në revistën "Hypertension". Efekti dobiprurës i atribuohet nitratit, këmbëngulin studiuesit e "Barts and the London School of Medicine" dhe të "Peninsula Medical School", që mund t'i japë shpejt rrugën trajtimit të hipertensionit. Në grupin e monitorimit nga studiuesit, jo vetëm që pasi pihej lëngu, mjaftonte një orë për të dhënë efekt, por efekti zgjaste dhe gjatë 24 orëve në vazhdim. Një rezultat mjaft domethënës, mbi të gjitha nën dritën e faktit se hipertensioni është përgjegjës për rreth 50% të problemeve kardiake dhe 75% të iktuseve. Sipas shkencëtarëve britanikë, që kanë udhëhequr studimin në një grup personash të shëndetshme, nitratet konvertohen nga bakteret që ndodheshin në gjuhë, në nitrite. E është pikërisht prania e tyre në organizëm që mbajnë nën kontroll presionin e gjakut. "Studimi ynë, sugjeron se nëse pihet lëngu i rrepës së kuqe ose konsumohen perime të pasura me nitrat, kjo përbën një mënyrë të thjeshtë për të mbajtur të shëndetshëm sistemin kardiovaskular", nënvizon Amrita Ahluwalia, një nga pjesëtaret e ekipit britanik. Sipas statistikave hipertensioni prek gati 25% të popullsisë botërore, dhe sipas përllogaritjeve shifrat do të vazhdojnë të rriten në mënyrë të shpejtë. Gjithsesi tashmë nevojiten studime të mëtejshme, për të parë nëse ka të njëjtin efekt dhe në personat që vuajnë nga hipertensioni. Deri më sot studime të ndryshme kanë treguar se një dietë e pasur me fruta dhe perime, ka një impakt mjaft pozitiv në hipertension.