Denoncimet për korrupsion përdoren si gjobëvënie ndaj zyrtarëve
Në administratën publike denoncimet përdoren si shantazh. Nuk mungojnë rastet kur kontrollorët iniciojnë denoncimin
Habjon Hasani
Ajo që nisi si një iniciativë (me ligj të posaçëm) për të parandaluar në kohë korrupsionin në administratë, duket se ka pjellë edhe më shumë korrupsion. Ligji për denoncimet anonime brenda administratës duket se në dy vite ka pjellë një mekanizëm edhe më të sofistikuar korrupsioni, ndërsa të dhënat përdoren shpeshherë si mjet shantazhi ndaj zyrtarëve të përmendur në denoncime. Disa zyrtarë institucionesh qendrore, “nënë zë” i kanë pohuar “Albania”-s se në disa raste në institucionet e tyre shumë çështje të denoncuara në mënyrë anonime janë “kopsitur” dhe janë mbyllur pasi organet kontrolluese (auditet) kanë bërë ujdi private me personat e denoncuar. Por duket se fenomeni ka kapërcyer përmasat më shumë nga sa mund të mendohet, pasi me shumë gjasa në disa raste janë vetë efektivë të auditeve ata që bëjnë denoncimet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga ku më pas këto denoncime përdoren si formë shantazhi ndaj personave të “dyshuar”.
Objektivi kryesor
Zyrtarët që janë më të përzier në këtë histori duket se janë pikërisht ata që janë të lidhur me lëvrimin dhe menaxhimin e fondeve publike. Tenderime, prokurime, projekte; janë pikërisht këto tre lloje aktivitetesh në administratën shtetërore që shkaktojnë më shumë shkelje dhe abuzime. E për rrjedhojë dhe drejtoritë apo zyrtarët që i menaxhojnë këto aktivitete financiare janë ato që lidhen më shpesh me shkelje ligjore apo kundërvajtje, të cilat mund t’u krijojnë zyrtarëve një “luks” personal. Por duket se në këtë moment fillon dhe pjesa më e rëndësishme e korrupsionit, pasi ekipet audituese që ndodhen në çdo ministri duket se i përdorin këto shkelje për të bërë presion ndaj këtyre zyrtarëve e për të marrë edhe ata “kockën” e tyre. Ndërsa mënyra më e mirë dhe më e volitshme për ta kryer këtë veprim duket se është sistemi me “letër anonime denoncuese”, pasi edhe ligji që i mbështet këto denoncime duket se lë shumë terren veprimi për kontrollorët e ministrive. Madje Kontrolli i Lartë i Shtetit në disa raporte të tij shpeshherë ka theksuar “tolerancat e auditeve” në shumë raste flagrante shkeljeje, ndërsa ka lënë të kuptohet se këto toleranca nuk mund të jenë kaq shpesh të rastësishme. “Nga moskonfiskimi i sigurimit të ofertave të papërgjegjshme dhe mosklasifikimi dëm ekonomik i shkeljeve të konstatuara nga auditi i brendshëm është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 2.1 milionë lekë”, - raportonte KLSH-ja rreth katër muaj më parë për kontrollet e tenderimeve.
Shantazh “ligjor”
Ligji për “Bashkëpunimin e publikut në luftën kundër korrupsionit” përcakton se në çdo ministri duhet të ngrihet autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e denoncimeve. Se kush do të jenë personat përgjegjës që do t’i shqyrtojnë, vendoset nga vetë rregullorja e brendshme e secilës ministri. Në pjesën dërrmuese të rasteve rregullorja e brendshme e ministrive cakton ekipin e audituesve, por në raste të tjera me shqyrtimin e denoncimit mund të merret dhe zyrtari të cilit i është adresuar kërkesa për shqyrtim. Por duket se ligji ka krijuar një terren shumë “monopolist” për audituesit në shqyrtimin e denoncimeve për korrupsion. Porsa merr denoncimin audituesi është i detyruar të fillojë hetimit administrativ për faktet, ngjarjet, rrethanat dhe personat e përmendur në denoncim dhe njoftimin e personit të denoncuar për njohjen e tij me materialet e denoncimit dhe të hetimit administrativ. Por ligji parashikon edhe faktin se “në rast se e shikon si të pabesueshëm denoncimin, zyrtari mund të mos e fillojë hetimin”. Këtu duket se fillon edhe loja me personat e denoncuar, pasi ekipi i audituesve “ka në dorë” hetimin (ose mbylljen e tij) për zyrtarë të denoncuar. Këta të fundit gjithnjë e më shpesh po paguajnë haraçin dhe po i mbyllin menjëherë të gjitha denoncimet e ardhura drejt tyre.
BOX
Denoncimi, asnjë mbrojtje nga “loja” e shantazhit
Metodologjia ligjore e organizimit të denoncimeve në asnjë rast dhe rrethanë nuk garanton se autorët e “letrave denoncuese” mund të jenë vetë njerëzit që merren më vonë dhe me shqyrtimin e tyre. “Denoncimi i praktikave korruptive bëhet pranë institucionit shtetëror, në administratën e të cilit pretendohet se janë kryer praktikat korruptive, ose në institucionin epror të tij. Denoncimi bëhet me gojë ose me shkrim, regjistrohet nga institucioni dhe trajtohet sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj. Denoncimet anonime trajtohen nga institucioni kryesisht, në të gjitha rastet kur ato përmbajnë të dhëna të besueshme për kryerjen e praktikave korruptive. Denoncimet, ku nuk përcaktohet qartë zyrtari të cilit i paraqitet denoncimi, i dërgohen titullarit të institucionit shtetëror, i cili ngarkon autoritetin përgjegjës për shqyrtimin e denoncimit”, - përcaktohet në ligj. Ndërkohë që në rastet kur denoncuesi e lidh denoncimin e tij me kërkesën për shpërblim, kërkesa depozitohet bashkë me denoncimin. Formulari i kërkesës për shpërblim përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Denoncimet e kryera në përputhje me përcaktimet e ligjit, si edhe çdo dokument tjetër që lidhet me to konsiderohen dokumente zyrtare. Për mbrojtjen e këtij dokumentacioni nga zhdukja, fshehja, ndryshimi, falsifikimi dhe veprime të tjera, të cilat synojnë të ndryshojnë ose të asgjësojnë këtë dokumentacion, përgjigjen zyrtarët, të cilët përdorin, administrojnë ose i ruajnë ato. Kalimi i praktikës nga një zyrtar te tjetri bëhet kundrejt nënshkrimit që vërteton marrjen e dokumentacionit.
BOX
Departamentet e denoncimit të korrupsionit
Për shkelje administrative dhe korrupsion
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit
Auditi i Brendshëm (MeF)
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (MeB)
Për pastrim parash dhe pasuri të paligjshme
Departamenti i parandalimit të Krimit Ekonomik (MeB)
Departamenti i Parandalimit të Pastrimit të Parave (MeF)
Kontrolli i Lartë i Shtetit
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive
12 Gusht 2008